Prangosen Konjufca e Hyseni, Kurti s’paraqitet në gjykim

(E plotësuar) Policia i ka nxjerrë të prangosur nga Gjykata e Qarkut dy aktivistët e “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni, të cilët kishin shkuar të marrin pjesë në seancën gjyqësore ndaj Albin Kurtit. Ndërsa lideri i kësaj lëvizjeje, as sot nuk është paraqitur në gjykatë.
Paneli gjyqësor i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it dhe vendorë, ka shtyrë për të martën seancën e djeshme gjyqësore që ishte paraparë të zhvillohet ndaj liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i cili nuk i është përgjigjur ftesës së EUKEX-it për t’u paraqitur në gjykim.
EULEX-i ka lëshuar edhe një fletarrest ndaj Kurtit, por policia nuk ka mundur ta arrestojë atë.
Gjykimi është shtyrë për datën 2 mars.
Mungon Kurti
Për shkak të mungesës së një anëtari vendor të trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it, dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si i akuzuar, u nuk u mbajt të hënën seanca gjyqësore ndaj kreut të kësaj lëvizjeje. Seanca e paraparë të fillojë në orën 10, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, u shty për ditën në vazhdim. Ajo do të mbahet sot ( e martë) në orën e njëjtë. Kështu vendosi kryetari i trupit gjykues, Ferdinand De Mongot, i cili në mungesë të Kurtit, lëshoi fletarrestim për të.
“ Mungon gjyqtarja vendore, Fëllënza Kadriu, e cila për shkak të disa shqetësimeve dhe për arsye të mungesës së të akuzuarit, seanca shtyhet për 23 shkurt në orën 10”, tha De Mongot. Përveç lëshimit të fletarrestimit ndaj Kurtit, kryetari i trupit gjykues tha se në këtë çështje është ndërruar edhe prokurori, ngase i mëparshmi nuk ka qenë i emëruar nga Presidenti. Në zëvendësim të tij është emëruar prokurori Ali Rexha. Avokati Ramiz Krasniqi, i cili është caktuar sipas detyrës zyrtare të mbrojë Albin Kurtin, ndonëse ka deklaruar se jep dorëheqje nga ky rast, tha se është sjellë në gjykatore me urdhër dhe pa dëshirën e tij.
“Ky gjykim është i motivuar politikisht dhe unë nuk pranoj të jem avokat i Albin Kurtit. Jam i detyruar të vij në seancë edhe përkundër vullnetit tim. Unë e përkrah Albin Kurtin“, tha Krasniqi, i bindur se gjykimi ndaj Albin Kurtit ka për qëllim largimin e tij nga skena politike. Aktivisti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjykimin ndaj Albin Kurtit e cilëson si të motivuar politikisht.
“ Ky gjykim ka prapavijë politike dhe është politikisht i motivuar, ndërsa vetë Gjykata është vend i politikës”, tha ai para medieve. Pas lëshimit të fletarrestimit, policia ishte te banesa e Albin Kurtit dhe te selia e Lëvizjes Vetëvendosje, por në asnjërin vend ata nuk e gjetën atë për ta arrestuar. I pyetur për këtë çështje, Konjofca tha se. “Albini po kryen aktivitetet e tij”.
“Ai është në Prishtinë, ndërsa qytetarët po e tregojnë vullnetin e tyre përmes peticionit, ku momentalisht kemi një numër prej 80 mijë nënshkrimesh”, tha Glauk Konjufca. Ndërsa zëdhënësja e EULEX-it, Kristiina Herodes, gjykimin ndaj Albin Kurtit nuk e cilësoi si politik, por vetëm si një punë të zakonshme të cilën e kryen ky mision.
“Ne po respektojmë ligjin dhe gjykimi ndaj Kurtit nuk ka të bëjë me politikë”, tha Herodes. Kurti akuzohet për organizimin e një turme që dyshohet se “ka kryer vepër penale, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, si dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë, në protestën e 10 Shkurtit të vitit 2007”.