Prangosen ne flagrance dy hajdutet e banesave

Foto ilustruese
Lezhe 16 shkurt 2011 NOA- Dy bashkepunetor te nje vjedhje kane rene ne prangat e policise pasditen e sotme.
Alfred Nikolli 30 vjec lindur ne fshatin Shen Gjergj te Komunes Kacinar te rrethit Mirdite dhe banues me ne fshatin Spiten te Komunes Zejmen te rrethit Lezhe dhe E.V 17 vjec lindur ne fshatin Kuzhnen te Komunes Kacnar te rrethit Mirdite dhe banues ne qytetin e Rreshenit te rrethit Mirdite u arrestuan ne flagrance ndersa po tentonin te vidhnin nje banese.
Ne bashkepunim me njeri-tjetrin ata kane vjedhur me thyerje disa banesa dhe po punohet per zbardhjen e disa vjedhjeve te tjera te cilat dyshohet se keta shtetas jane autore.
Nga strukturat perkatese te Policise jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale
Nje automjet tip Volsvagen Polo me targa te huaja AF 281 V se bashku me dokumentacionin e tij 1 thes i mbushur me tel bakri te zhveshur me fije 1 koke dushi 1 bolier dushi 1 lavatrice e markes Ariston 1 televizor 20 pol 1 pale pinca te gjata me dy krahe 2 hekura hekurosje 1 saldatrice 1 gjenerator 1 arme gjahu automatike dhe nje radio kineze.
Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe e cila do te hetoje per vepren penale te Vjedhjes se kryer ne bashkepunim dhe Mbajtjes pa leje te armeve sportive dhe gjuetise.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmePranga 31 vjecarit nga Lezha aksidentoi per vdekje kembesorinGrabitjet ne Tirane arrestohen tre personaPrangosen bashkepunetoret e vjedhjesPo i vidhte portofolin nje personi pikaset nga policiaVizitoret pushtojne memorialin e Skenderbeut ne Lezhe Lidhjearmeve banesa bashkepunetor Lezhe prangat vjedhje