Vendimet qe miratoi Keshilli i Larte i Drejtesise

Tirane 16 Shkurt 2011 NOA 8211 Keshilli i Larte i Drejtesise ne mbledhjen e sotme gjate shqyrtimit te nje axhende te ngarkuar me ceshtje te rendesishme per organizimin dhe funksionimin e sistemit te drejtesise i kushtoi nje vemendje te vecante
- administrimit te procesit penal ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Gerdec pasi analizoi disa prej faktoreve kryesore qe kane ndikuar ne ecurise normale te ketij procesi me pasoje shuarjen e masave te sigurimit arrest ne burg per te pandehurit ne kete ceshtje. Kryetari i gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Artan Zeneli ishte i pranishem ne kete seance i cili informoi anetaret e Keshillit ne lidhje me masat administrative qe jane marre ne funksion te realizimit te ketij procesi brenda afateve te arsyeshme ligjore
- si edhe ecurise te nje sere procesesh penale ne shqyrtim prane gjykates se shkalles se pare per krime te renda ne te cilat te pandehurve u kane perfunduar afatet e paraburgimit para se kjo gjykate te shprehej me nje vendim perfundimtar.
Ne perfundim te diskutimeve u vendos me unanimitet realizimi i nje inspektimi te perbashket midis inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Drejtorise se Inspektimit prane Ministrise se Drejtesise ne lidhje me evidentimin e problematikave me pasoje zvarritjen e gjykimeve dhe adresimin e tyre ne rruge institucionale. Konkretisht inspektimi do te konsistoje ne evidentimin e sa me poshte vijon
- Aspektin organizativ te proceseve gjyqesore
- Respektimin e procedurave ligjore
- Respektimin e afateve procedurale
- Vleresimin e kostove financiare te procesit.
Se dyti duke marre shkas nga te dhenat te bera publike ditet e fundit si edhe nga shqetesimet e parashtruara nga disa kryetare te gjykatave sidomos ne jug te vendit ne lidhje me numrin ne rritje te ceshtjeve per ndryshim kombesie Keshilli vendosi realizimin e nje inspektim te perbashket tematik midis Inspektoratit te Keshilli te Larte te Drejtesise dhe Drejtorise se Inspektimit prane Ministrise se Drejtesise ne lidhje me gjykimin e ceshtjeve civile me objekt ndryshimin e kombesise ne gjykatat e shkalles se pare dhe gjykatat e apelit. Inspektimi do te fokusohet ne ato momente te cilat mund te kene krijuar probleme ne zbatimin praktik te ligjit material dhe procedural si me poshte
1. Evidentimi i vendimeve te cenuara nga gjykatat me te larta dhe shkaqet e cenimit te tyre
2. Ndertimi i rregullt i ndergjyqesise ne gjykimin e ceshtjeve me objekt ndryshim kombesie kryesisht per te verifikuar nese ceshtjet jane shqyrtuar me kerkese apo me padi
3. Probleme te tjera procedurale qe mund te hasen ne zbatimin e dispozitave urdheruese te ligjit procedural e material te cilat mund te perbejne shkelje disiplinore apo parregullsi te tjera ne zbatimin e ligjit.
Gjate diskutimit te kesaj ceshtje kryetarja e Gjykates se Larte Znj. Shpresa Becaj shprehu gatishmerine per te vene ne dispozicion te Keshillit te gjitha vendimet gjyqesore te Gjykates se Larte me objekt ndryshimin e kombesise ku nder te tjera jane konstatuar shkelje te gjykatave te shkalles se pare dhe te apelit mbi zbatimin e legjislacionit perkates procedural dhe material.
Ne vijim te mbledhjes Keshilli i Larte i Drejtesise ne funksion te realizimit te nje procesi sa me transparent dhe profesional ne perzgjedhjen e kandidaturave per gjyqtar me integritet miratoi projektvendimin Per organizimin dhe funksionimin e Komisionit te Shqyrtimit te Kandidateve per Gjyqtare. Procesi i draftimit te ketij projekt vendimi u asistua nga projekti i Bashkimit Evropian EURALIUS ku nepermjet eksperteve te tij u ofruan standarde evropiane vecanerisht ne arsyetimin e cdo propozimi per vleresimin e kandidateve per gjyqtare.
Keshilli i Larte i Drejtesise konkludoi proceduren e shqyrtimit te ankimeve te paraqitura nga gjyqtaret e gjykates se rrethit gjyqesor Elbasan ndaj projekt aktit perfundimtar te vleresimit. Ky proces do te vijoje me vendimmarrjen e Keshillit per vleresimin perfundimtar te secilit gjyqtar te kesaj gjykate.
Ne zbatim te vendimit te Keshillit te Larte te Drejtesise mbi Funksionet Drejtuese u shpall vendi vakant per funksionin e kryetarit te gjykates se apelit Tirane dhe kryetarit te gjykates se rrethit gjyqesor Korce.
e.t/NOA
Lajme te ngjashmeSpahiu KLD do nise verifikimin e vendimeve per nderrimin e kombesise Mediu Nuk ndihem fajtor por jam i gatshem per te bere drejtesiPS Berisha dorezo ministrat dhe ekzekutoret qe vrane demonstruesit Haxhinasto i drejtohet me nje mesazh vendeve te BEPermbledhje- Bota i kundervihet dhunes LidhjeArtan Zeneli bashkimi evropian EURALIUS Gerdec Keshilli i Larte i Drejtesise Kryetari i gjykates Tirane Ministri Drejtesise Shpresa Becaj