E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PD: Qeveria e mori vendimin për grevistët

Gjirokastër- Kryetari i PD-së së Gjirokastrës është shprehur para grevistëve se qeveria e ka marrë vendimin për zhdëmtimin e tyre. Kjo duket më shumë se sa e çuditshme. Asnjë VKM nuk rezulton në sajtin e Kryeministrisë për demshperblim të banorëve te Gjirkastrës. Është e papajtueshme me të vertetën deklarata e kryedemokratit lokal. Duke kontrolluar gjithë Vendimet e Këshillit të Ministrave të nëntorit dhe dhjetorit nuk na rezulton asnjë vendim i tillë.

Kreu i PD-së, Bexhet Çobani e bëri këtë deklarate para banorëve grevistë dhe medias lokale të Gjirokastrës. Pyetjes se kur është marrë vendimi dhe kur do të nis dhënia e parave, ai iu përgjigj: “Kjo është thjesht çështje proceduriale”.

Banorët e pallatit të shembur në Gjirokastër kanë hyre në ditën e tretë të grevës. Gjendja e tyre është renduar së tepermi. Mbrëmë kanë dërguar në spital tre prej grevistëve, pasi kishte probleme të tensionit. Ndërkohë kërcënimi i tyre vijon me grevë masive të të gjithë banorëve të tragjedisë. “Do të hyjmë bashkë me fëmijët dhe gratë në grevë”, thanë ata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›