E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangosja e Kurtit, gati demonstratat

Zijadin Gashi
Levizja Vetevendosje e ka cilesuar arrestimin e liderit te saj, Albin Kurti, si shprehje e frikes se pushtetit aktual ne Kosove, pas vendimit qe kjo levizje te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme. Duke e cilesuar si proces te montuar politik, "Vetevendosje" ka thirrur proteste per lirimin e Kurtit ne diten e fillimit te gjykimit ndaj tij. Levizja Vetevendosje ka paralajmeruar organizimin e nje proteste ne diten e gjykimit te liderit te saj, Albin Kurti. Arrestimin e pardjeshem te Kurtit dhe te disa aktivisteve te tjere, kjo levizje e ka cilesuar si politik dhe ka ftuar 175 mije nenshkruesit e peticionit per lirimin e Albin Kurtit nga procesi gjyqesor, qe me 21 qershor, kur eshte paralajmeruar fillimi i gjykimit, te dalin dhe te protestojne per te kerkuar nderprerjen e procesit dhe lirimin e tij pa kushte.
Duke iu referuar zhvillimeve te djeshme qe pasuan arrestimin e Kurtit, njeri nga aktivistet e Vetevendosjes, Liburn Aliu, tha gjate nje konference per media se pushteti aktual, perfshire edhe pranine nderkombetare, ne vend se te luftojne krimin e organizuar dhe strukturat ilegale te pushtetit ne veri, po luftojne organizimin popullor. "Eshte nje proces tejet tendencioz politikisht dhe procesit te tille duhet t'i rezistohet ne cdo moment. Kete e kane shprehur edhe 175 mije firma nga qytetaret anembane vendeve te banuara me shqiptare. Natyra e tille e veprimit te pushtetit te sotem ndaj veprimtareve politike e ka sjelle situaten deri ketu ku eshte dhe kjo fryme e pergjithshme do te dergoje ne turpe te tjera qe po ndodhin dhe do te ndodhin vazhdimisht ne shoqerine tone. Keto turpe mund te ndalen vetem me nje reagim qytetar", tha Aliu.
Arrestimin e Kurtit, Aliu e cilesoi si nje refleksion qe vjen nga frika qe, sipas tij, ka kapluar pushtetin aktual pas paralajmerimeve te "Vetevendosjes" per t'u perfshire ne zgjedhje dhe ne garen politike.
Ne kete fryme ishte edhe deklarata e aktivistit tjeter te "Vetevendosjes", Glauk Konjufca, i cili tha se pushteti i korruptuar ne Kosove po mban ne jete strukturat paralele ne veri, si dhe po tregon paaftesi ne luftimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit. "Per nderhyrjen brutale dhe aq te dhunshme te njesise speciale te Policise se Kosoves, Levizja Vetevendosje mban per pergjegjes kreun e Qeverise, Hashim Thaci, shefin e EULEX-it, Iv de Kermabo, dhe Perfaqesuesin Special te BE-se, Piter Feith. Tani qe levizja jone e kumtoi vendimin e debatit lidhur me pjesemarrjen tone edhe ne zgjedhje, interesi i krereve politike te Kosoves per persekutimin e Albin Kurtit eshte bere edhe me i drejtperdrejte dhe me i dhunshem, ashtu sikurse u pa gjate nderhyrjes cnjerezore te policise dje", theksoi Konjufca.
Ne baze te nje akuze te ngritur ndaj tij, Albin Kurti akuzohet "per pjesemarrje ne nje turme qe ka kryer vepra penale dhe per pjesemarrje ne nje grup, qe ka penguar personat zyrtare ne kryerjen e puneve zyrtare". Kurse, akuza "per thirrje per rezistence ne lidhje me ngjarjet e shkurtit te 2007-es, ne te cilat u vrane dy protestues" eshte kerkuar te hidhet poshte nga vete prokuroria. Duke e cilesuar kete si proces te montuar politik, "Vetevendosje", ne forme peticioni, ka organizuar mbledhjen e 175 mije nenshkrimeve ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi e Lugine te Presheves kunder ketij procesi.
Arrestimi i Kurtit pasoi mungesen e tij ne dhjete seancat e thirrura gjyqesore. Tani kur ai eshte arrestuar, seanca e radhes eshte thirrur per 21 qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›