Pranimet edhe pa zgjedhur 10 preferenca
27/05/2009 Hiqet penalizmi për rastet kur formulari A-2 nuk do të jetë i plotësuar nga preferenca e parë tek e fundit
Ngujohen 20 hartuesit e testeve, përcaktohen mbi 15 lloje të ndryshme testesh për provimin e letërsisë
Mosrenditja e 10 preferencave në formularin A-2 nga maturantët që konkurrojnë për ndjekjen e shkollës së lartë gjatë vitit të ardhshëm akademik nuk do të shoqërohet me penalizime, ashtu siç është vepruar vitet e shkuara. Në rregulloren e provimeve për 2009-n është përcaktuar se kandidatët do të hynë në garën e pranimit në universitet me preferencat që do të duan, ndonëse kuadratet përbri dhjetë degëve nuk do të plotësohen të gjitha nga e para tek e fundit. Aplikimet e vitit të kaluar kërkonin detyrimisht që maturantët të plotësonin çdo kuti për të dhjetë degët, qoftë me 0 në rastet kur nuk kishin më preferenca për të zgjedhur. Ekspertët kanë kërkuar që maturantët të bëjnë kujdes që plotësimin e formularit ta bëjnë në kohën e duhur, çka do të thotë se më parë duhet të bëjnë vetë llogaritë në lidhje me mundësitë që kanë për t’u shpallur fitues në degët që duan të fitojnë.
Përllogaritja
Prej kohësh është hartuar formati i formularit A-2, i cili këtë vit është shtuar me disa degë të reja universitare. Por shpërndarja dhe plotësimi i tij do të nisë gjatë muajit qershor. Specialistët e arsimit pohojnë se maturantët më parë duhet të përllogaritin vetë mundësitë e fitimit, pastaj të bëjnë listimin e degëve sipas rendit zbritës të caktuar. Për të realizuar një proces të tillë, më parë kandidatët duhet të njihen me rezultatet që do të arrijnë në provimet e detyruara e vetëm më pas të plotësojnë formularin e preferencave. “Plotësimi i formularit të preferencave duhet të nisë në mbyllje të muajit qershor, kohë në të cilën do të jenë publikuar edhe rezultatet e arritura nga secili kandidat në dy provimet e detyruara që do të jepen në fillim të këtij muaji. Duke pasur këto rezultate, duke ditur edhe koeficientet e llojit të degës dhe ato të shkollës së mesme, me formulën e gatshme të llogaritjes së komponentëve të maturës çdo kandidat do të mund të përcaktojë vetë pikët që mund të mbledhë. Këto pikë mund t’i krahasojë dhe me pikët minimale për çdo program studimi të vitit të shkuar. Bazuar në këtë krahasim, vetë maturanti do të mund të identifikojë se në cilën degë rezultatet e tij janë më afër kuotës së përcaktuar për t’u pranuar, çka e bën më të lehtë mundësinë e renditjes së atyre programeve që e bëjnë fitues sipas rendit përkatës”, - pohohet nga ekspertët e Ministrisë së Arsimit. Koha e përcaktuar për plotësimin e formularit A-2 në dhjetëditëshin e fundit të muajit qershor pohohet të jetë e mjaftueshme për maturantët që të vendosin. Kjo sepse afati i përcaktuar për dorëzimin e formularit është data 2 korrik. Renditja e degëve për këtë vit ka ndryshuar edhe në bazë të lëndëve të përzgjedhura për t’u dhënë provim. Konkretisht ata kandidatë që kanë aplikuar për studimet pranë akademive sportive, artistike, arkitekturës në formular duhet të renditin vetëm degët e këtyre programeve, në rast se nuk kanë aplikuar për dhënien e provimeve me zgjedhje, në të kundërt mund të renditin edhe degë të tjera. Konkurrimet për ndjekjen e studimeve pranë akademive do të përcaktohen në bazë të rezultateve që kandidatët do të arrijnë në konkursin special (i cili do të zërë rreth 60-80 për qind të peshës në renditjen e kandidatëve fitues për secilën nga degët).
Testet
Ashtu si vitin e shkuar, teza përfundimtare e provimeve do të përmbajë pyetje të kombinuara ndërmjet atyre me alternativa dhe atyre me zhvillimi. Vlerësimi me pikë për çdo pyetje do të bëhet në bazë të përgjigjes së dhënë, çka do të thotë se maturantët do të marrin pikë të plota nëse përgjigjja është dhënë ashtu siç vlerësohet në skemën e korrigjimit dhe pikë të përgjysmuara në rast se përgjigjja është pjesërisht e saktë. Për përgjigjet e dhëna gabim apo në rastet kur nuk është kthyer fare përgjigje, nuk do të ketë ndëshkim, por pyeta do të vlerësohet me zero pikë. Aktualisht janë përcaktuar edhe personat që do të merren me mbikëqyrjen e provimit të parë të detyruar më 2 qershor. Shpërndarja e tyre nëpër ambientet e provimit do të realizohet me short disa orë para çeljes zyrtare të provimit.
Provimi i letërsisë
Bazuar në të dhënat e grumbulluara nga plotësimi i formularit A-1, ka rezultuar se në rang vendi do t’i nënshtrohen provimit të parë të detyruar të maturës rreth 45 mijë kandidatë në të gjithë vendin. Testi i provimeve për secilën lëndë të detyruar do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 me përgjigje alternative dhe 12 me zhvillim. Ndërsa testet me zgjedhje do të përmbajnë për secilën lëndë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje me përgjigje alternative dhe 10 pyetje me përgjigje me zhvillim. Menjëherë pasi specialistët e ngujuar të kenë përgatitur tezat përfundimtare për secilën prej lëndëve, do të nisë shumëfishimi i tyre dhe më pas shpërndarja në orët e para të mëngjesit pranë ambienteve përkatëse, ku do të zhvillohen provimet. Dërgimi i testeve të hartuara do të bëhet nëpërmjet një kutie të vulosur (që do të jetë nën masa të rrepta nga forcat e policisë) e që do të përmbajë testet për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në provim, bashkë me listat e tyre, bar-kodet dhe elementet e nevojshme për zhvillimin e provimit.
Zgjedhja e degëve fituese
“Plotësimi i formularit të preferencave duhet të nisë në mbyllje të muajit qershor, kohë në të cilën do të jenë publikuar edhe rezultatet e arritura nga secili kandidat në dy provimet e detyruara, që do të jepen në fillim të këtij muaji. Duke pasur këto rezultate, duke ditur edhe koeficientet e llojit të degës dhe ato të shkollës së mesme, me formulën e gatshme të llogaritjes së komponentëve të maturës çdo kandidat do të mund të përcaktojë vetë pikët që mund të mbledhë. Këto pikë mund t’i krahasojë dhe me pikët minimale për çdo program studimi të vitit të shkuar. Bazuar në këtë krahasim, vetë maturanti do të mund të identifikojë se në cilën degë rezultatet e tij janë më afër kuotës së përcaktuar për t’u pranuar, çka e bën më të lehtë mundësinë e renditjes së atyre programeve që e bëjnë fitues sipas rendit përkatës. Megjithatë, në kohën e plotësimit të formularëve në shkolla do të shpërndahen persona ekspertë, që do të orientojnë maturantët në plotësimin e duhur si dhe në shmangien e gabimeve që mund t’i skualifikojnë ata.”
Ngujohen në AVA 20 ekspertë të lëndës
Caktohen dy mësuesit që do përzgjedhin pyetjet e testit
Janë ngujuar sot në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve 20 ekspertë të lëndës së letërsisë. Këta të fundit deri ditën e provimit do të qëndrojnë të mbyllur në ambientet e AVA-së për të hartuar tezën përfundimtare që maturantët do të duhet të japin provim. Hartuesit e tezave së bashku me punonjësit e tjerë të AVA-së, nuk do të kenë asnjë mundësi komunikimi, celularë, internet me ambientet jashtë dhe do të ruhen nga forcat policisë. Kreu i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit ka pohuar se zgjedhja e pyetjeve nga fondi i hartuar do të bëhet gjatë dy ditëve të fundit dhe për të realizuar këtë proces do të jenë dy persona të caktuar. Kështu, hartuesit e tezave janë dy mësues shkolle, që do të zgjidhen nga ministri i Arsimit Fatos Beja. Sipas ndryshimeve të bëra në rregulloren e provimeve, theksohet se modeli i testit me të cilin do të provohet nxënësi varet nga lloji i programit lëndor që ai ka përvetësuar në shkollën e mesme. Në përputhje me këto kritere, sivjet do të hartohen teste në varësi të profilit të arsimit, kjo pasi edhe programet lëndore dhe ato orientuese për provimet e pjekurisë janë të ndryshme për tipa të ndryshëm shkollash. Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, maturantët kanë të drejtë të kërkojnë rivlerësim të tezës së tyre, që do të bëhet nga komisione të posaçme të ngritura pranë AVA-së.