Helmohen nga akulloret 4 fëmijë endacakë
27/05/2009 Një 3-vjeçar rëndë në spital. U erdhi në ndihmë një grua, i pa të shtrirë në trotuar
FIER- U kanë dhënë pak lekë lëmoshë dhe ashtu siç çdo fëmijë tjetër, kanë menduar të freskohen nga temperaturat e larta të ditës me akullore, asortimentin më të dashur për fëmijët në stinën e verës. Por për 4 fëmijët romë dhe endacakë nuk shkoi fare mirë ideja e blerjes së akulloreve te një shitës ambulant, pasi ishin përgatitur me qumësht të skaduar dhe u ka shkaktuar atyre intoksikim.
Helmimi
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 të ditës së djeshme kur fëmijë romë endacakë janë gjetur buzë një trotuari në qytetin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore nga një kalimtare e rastit. Pakujdesia dhe stina e nxehtë ka rikthyer rrezikun për vogëlushët në qytetin e Fierit. Këtë radhë viktima të një helmimi nga akulloret janë bërë 4 fëmijë endacakë, të cilët janë nisur me urgjencë në spitalin e Fierit. Ende nuk është bërë e ditur se kush ua dha fëmijëve akulloret, por ajo që dihet është që njëri prej tyre, më i vogli rrezikoi jetën. Fëmijët janë përkatësisht 3 vjeç me
inicialet A. R., 4 vjeç me inicialet M. N. dhe dy 6-vjeçar, D. A., dhe L. R. Ky i fundit mësohet të jetë vëllai i 3- vjeçarit. Gjatë gjithë kohës 4 vogëlushët endeshin rrugës duke lypur cepave të qytetit, por dita e djeshme për ta ka qenë ters. Sipas qytetarëve, kalimtarë të rastit që panë fëmijët të shtrirë të gjithë përtokë, kjo tablo ishte njëra nga më rrëqethëset e kohëve të fundit në Fier. “Mendova se i kishin vrarë. Jam terrorizuar. I kisha parë këta fëmijë gjithandej, madje disa herë më kishin zgjatur dorën për lëmoshë dhe u isha gjendur, por kur i pashë të shtrirë pranë njeri-tjetrit jam trembur shumë. Përveçse ishin shtrirë si të pajetë vazhdonin të kishin temperaturë të lartë dhe të vjella. Ishin fare të pafuqishëm. Menjëherë mora tim shoq dhe i futëm në makinën tonë për t’i çuar në spital. Aty morën ndihmën e parë dhe me përjashtim të më të voglit, të tjerët janë mirë”, - ka thënë Moza Deliu, gruaja që u gjend e para në ndihmë të tyre, madje ajo ka hequr edhe të gjitha shpenzimet e fëmijëve në veshmbathje dhe ushqim. Bluzat e bardha ndërkohë kanë deklaruar se ka qenë konsumimi i akulloreve ai që ka sjell intoksikacion tek fëmijët e vegjël. Kjo e vërtetuar nga të vjellat e shpeshta dhe gjendja e fëmijëve në momentin e kontrollit nga mjeku.
Të gjithëve u është bërë lavazh nëpërmjet serumeve, ndërsa gjendja e tyre ka vijuar në përmirësim e sipër me përjashtim të më të voglit A. R., i cili ishte më rëndë.
Sipas informacioneve nga spitali, tre fëmijë i janë rikthyer normalitetit në shtëpitë e tyre, ndërsa më i vogli do të vazhdojë të marrë mjekim. Dy fëmijët 3 dhe tjetri 6-vjeçar mësohet se kanë vetëm babanë, një rom i alkoolizuar prej vitesh, i cili asnjëherë nuk është interesuar për fëmijët edhe pas vdekjes së gruas tre vjet më parë, në lindjen e vogëlushit A. R, ndërsa dy të tjerët ishin fqinj me njëri-tjetrin. HELMIMI
Bluzat e bardha ndërkohë kanë deklaruar se ka qenë konsumimi i akulloreve ai që ka sjellë intoksikacion tek fëmijët e vegjël. Kjo e vërtetuar nga të vjellat e shpeshta dhe gjendja e fëmijëve në momentin e kontrollit nga mjeku. Të gjithëve u është bërë lavazh nëpërmjet serumeve, ndërsa gjendja e tyre ka vijuar në përmirësim e sipër me përjashtim të më të voglit A. R., i cili ishte më rëndë.
HISTORIA
Dy fëmijët 3 dhe tjetri 6-vjeçar mësohet se kanë vetëm babanë, një rom i alkoolizuar prej vitesh, i cili asnjëherë nuk është interesuar për fëmijët edhe pas vdekjes së gruas tre vjet më parë, në lindjen e vogëlushit A. R, ndërsa dy të tjerët ishin fqinj me njëri-tjetrin. Të katër fëmijët kishin blerë akullore me paratë e dhëna lëmoshë tek një shitës ambulant akulloresh.