Institucion i posaçëm për mbrojtjen e të drejtave ë fëmijëve
27/05/2009 Përurohet ngritja e observatorit në Korçë
KORÇË - Gjatë ditës së djeshme është përuruar në Qarkun e Korçës ngritja e observatorit për të drejtat e fëmijëve, një strukturë kjo e shoqërisë civile dhe e organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në vendin tonë. Observatori përfaqëson një pjesë mbi procesin e krijimit të mekanizmave, në të cilin qytetarët mund të marrin pjesë. Ndërkohë të tillë janë ngritur edhe në Qarkun e Shkodrës, Mirditës dhe Elbasanit, ku në të gjitha rastet e mësipërme nuk ka munguar as përkrahja e Zonjës së Parë të vendit, Teuta Topi. Krijimi i strukturave të tilla vjen në vazhdën e reformave dhe përpjekjeve institucionale të qeverisë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe të integrimit të qarqeve në këtë proces. Në inaugurimin e këtij observator merrnin pjesë zëvendësministrja e Punës Marjeta Zaçe, përfaqësuesja e UNICEF-it Arlinda Ymeraj si dhe Robert Stratobërdha i “Aleancës për fëmijët”. Marjeta Zaçe përmes fjalës së saj bëri të ditur se ngritja e observatorit ka si qëllim monitorimin e të drejtave të fëmijëve, ku mund të përmendim shërbimet sociale, shëndetësore dhe kulturore që ata duhet të kenë, mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi, por dhe eliminimin e varfërisë së tyre. Megjithatë, për të mbërritur deri këtu kërkohet krijimi i një baze të dhënash për fëmijët, e cila do të ndihmojë në procesin e vendimmarrjes nëpërmjet mbledhjes së analizave, si dhe në hartimin e politikave dhe strategjive për të rritur alokimin e fondeve për fëmijët. E gjithë kjo ndërhyrje do të bëjë që politikat dhe legjislacioni në fushën e zhvillimit të fëmijërisë së hershme, shëndetësisë, drejtësisë për të mitur, përkrahjes së fëmijëve dhe arsimit të përshtatshëm me standarde bashkëkohore. Observatori do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet qeveritare dhe me njësitë për të drejtat e fëmijëve, shoqata dhe grupime vullnetare, por ndërkohë do të ketë si pikësynim edhe ngritjen e kapaciteteve vendore, çka do të bëjë të mundur ndërgjegjësimin e shoqërisë civile. Aktualisht qeveria shqiptare me mbështetjen e UNICEF-it po punon në harmonizimin e politikave të drejtave të fëmijëve, disa nga këto suksese të bashkëpunimit lidhen me hartimin e kodit të fëmijëve, përparësitë në planet kombëtare social-ekonomike, duke caktuar fonde të mjaftueshme buxhetore për fëmijët e pambrojtur, sigurimin e një informacioni të rregullt për fëmijët dhe të rinjtë për një monitorim të të drejtave në nivel lokal dhe kombëtar. Qëllimi i observatorit mbetet formulimi i politikave për drejtësi sociale, për të garantuar të drejtat për çdo fëmijë, të cilat të jenë të padiskutueshme dhe të shkruara në Kushtetutë, ligje kombëtare, duke përfshirë ligjin për fëmijët si dhe marrëveshjet ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijëve.