E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranimet ne universitete kete vit rriten me 10

Nje numer i madh kuotash jane propozuar ne Universitetin e Tiranes rreth 1350 te tilla ku pjesen me te madhe te kuotave do ta zere Fakulteti i Historise dhe Filologjise me 750 kuota nderkohe qe pas tij renditet Fakulteti i Infermierise me 345 kuota dhe me pas Fakulteti i Drejtesise me 200 kuota. Ndersa 100 kuota pritet te jene per studente nga trojet shqiptare. Ne Universitetin Politeknik nuk ka studime part-time, por vetem studime te Edukimit ne Distance. Ne deget me te kerkuara perzgjedhja do te behet ne baze te mesatares se gjimnazit.

Kete vit ne sistemin me kohe te pjesshme nuk do te lejohen te aplikojne studente qe vazhdojne nje program studimi. Nderkohe qe aplikantet per ne Universitetin e Sporteve duhet t'i nenshtrohen edhe konkursit te pranimit per studimet part-time. Gjithesesi do te jete Keshilli i Ministrave ai qe me nje vendim te posacem do te miratoje propozimet te cilat me pas do te shpallen bashke ma afatet e regjistrimit neper universitete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›