E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe-Toskana nis bashkepunimi

Zhvillimi ekonomik dhe forcimi i rrjetit turistik të investimeve në Lezhë ka sjellë në këtë qytet drejtues të rajonit të Toskanës në Itali dhe operatorë ekonomike të saj. Identifikimi i mundësive të zhvillimit dhe bashkëpunimit në sektorët më të rëndësishëm të rajonit të Lezhës si bujqësia dhe turizmi jane drejtimet kryesore që kanë tërhequr përfaqësuesit Toskan në Lezhë. Nje bashkepunim institucional që tenton të ringrihet do te mundesoje krijimin e mekanizmave të drejtëpërdrejt për raporte dypalëshe. Për kreun e Bashkisë Lezhë, ky është një fillim i mirë që do të shtrihet në ata sektorë ku është e nevojshme shkëmbimi i eskperiencave.

Presidenti i provincës së Firences Andrea Barduçi ka bërë të ditur se mënyra më e mirë e arritjes së një bashkpunimi është njohja midis partnerëve.

Ky bashkëpunim synon krijimin e kanaleve institucionale mes provincave të Firences e Pistojes me qarkun e Lezhës dhe nxit zhvillimin e raporteve ekonomike midis këtyre territoreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›