E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria në gadishmëri, shpërndan 10 mijë ton ndihma për banorët e bllokuar

Kukës- Forcat e Armatosura (FA) janë në gadishmëri të plotë për të përballuar emergjencat që paraqiten si rezultat i motit të keq në veri dhe juglindje të vendit tonë. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Arben Imami gjatë inspektimit të prefekturës së Kukësit në mbedhjen e shtabit të emergjencave.

Ndërkaq mësohet se FA kanë shpërndarë për banorët në nevojë 3350 kg ndihma ushqimore nga ajri dhe 7500 kg ndihma ushimore nga toka.

Nga ana e tij kryeministri Berisha i pranishëm në mbledhje e djeshme në Kukës garantoi se qeveria do të vazhdojë të jap mbështetjen e saj për këto zona të prekura.

Sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes mësohet se forcat e armatosura po veprojnë në Dibër, Kukës, Shkodër dhe Korçë, zonat më të prekura nga moti i keq. Duke mundësuar transportin e njerëzve që ndodhen në emergjenca mjeksore, furnizimin e banorëve me ushqime si dhe hapjen e rrugëve me mjetet e ushtrisë.

 Strukturat e FA janë angazhuar dhe po punojnë në:  

Qarku Dibër: 

- Brigada e Mbështetjes Rajonale ka vënë në dispozicion të Qarkut Dibër, Ura e Çerenecit, fshati Trebisht, Komuna Gollobordë, një mjet tip Fadromë me zinxhirë për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve dhe një mjet tip Skania për transport.

- Në Bashkinë e Bulqizës, një mjet tip Fadrom e Brigadës së Mbështetjes Rajonale vazhdon punën për pastrimin e rrugëve të qytetit.

- Në qytetin e Bulqizës, Brigada e Mbështetjes Rajonale ka vënë në dispozicion një mjet borëpastruese e cila vijon punën për zhbllokimin e rrugëve.

- Komunën e Klosit, Brigada e Mbështetjes Rajonale ka vënë në dispozicion një mjet borëpastruese për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve.

- Në Komunën Macukull, Mat, prej ditësh është në dispozicion një mjet tip Iveko për transport.

Qarku Kukës:  

- Komanda e Mbështetjes Rajonale në Kukës vuri në dispozicion një mjet tip autoambulancë e Brigadës Logjistike dhe një mjet tip Iveko, të cilat u nisën në drejtim të fshatit Lusen, 25 km larg qytetit, për të kryer transportin e një gruaje shtatëzanë në prag të lindjes.

- Në qytetin e Kukësit, një mjet borëpastruese vijon pastrimin e rrugëve të qytetit nga dëbora, shpërndarjen e kripës dhe skories.

- Brigada Logjistike ka vënë në dispozicion të Qarkut Kukës një mjet autoambulancë tip Iveko, e cila qëndron në gatishmëri për çdo rast emergjence shëndetësore.

- Një mjet tip Iveko ka transportuar nga komuna Shëmri për në siptalin e qytetit të Kukësit një grua që pritej për lindje.

- Në Komunën e Tropojës, Brigada e Logjistikës ka vënë në dispozicion një mjet  tip  Traktor me zinxhirë për pastrimin e rrugëve që lidhin fshatrat e kësaj komune, si dhe një mjet tip Fadrom vazhdon operacionin për pastrimin e rrugëve nga dëbora në fshatin Mejdan të kësaj komune.

 - Në rrugën e Kombit, 16 km larg hyrjes së tunelit të Kalimashit, një mjet tip Hapës pistash me zinxhirë vazhdon punën për zhbllokimin e rrugës dhe për të vazhduar detyrën më tej për të shkuar në Tropojë.

- Brigada Logjistike ka vënë në dispozicion të DEC tre mjete transporti për të transportuar në Qarkun e Kukësit 7500 kg pako ushqimore.

- Komanda e Mbështetjes Rajonale në Kukës nisi drejt Qafës së Toblit në Has një mjet tip Iveko, së bashku me një mjek dhe një infermier, si dhe një personel prej pesë vetësh, të cilët bënë të mundur evakuimin e një të sëmuri (me apendisit akut) dhe dërgimin e tij në Spitalin e Kukësit. Aktualisht i sëmuri është në gjendje të mirë.

Qarku Shkodër:

- Strukturat e Forcave të Armatosura vazhdojnë operacionin me mjete dhe forca për hapjen e rrugës Shkodër Pukë.

Qarku Korçë:

- Një mjet borëpastrues i KMR-së Korçë është vendosur në dispozicion për hapjen e aksit rrugor Korçë – Dardhë.

Deri në mëngjezin e datës 13.02. 2012 janë angazhuar në operacion 160 forca, 3 borëpastruese, 3 fadroma, 2 eskavator, 2 mjete tip Astra, 1 Benz V/Sh, 3 mjete zjarrfikëse, 3 mjete tip Skania, 1 shervolet, 1 ambulancë, 2 iveko, 3 mjet benz transporti.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Amnistia fiskale, falen taksat për 41 mijë automjete Tiranë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë...
  2. Acari siberian mban të bllokuar Shqipërinë Shqipëria vazhdon të jetë e mbërthyer nga temperaturat e ulëta...
  3. Ushtria akuzohet për gjuhën në Egjipt Kryeministri egjiptian Esam Sharaf i bëri thirrje për qetësi popullit...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›