E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-bllokut, arrestohet njëri prej autorëve

TIRANE – Dy të rinj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Të shtënat kanë shkaktuar panik tek banorët dhe të rinjtë e shumtë që frekuentojnë baret në zonën e ish-bllokut.

Momentalisht nuk ka të dhëna për shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Nga vendi i ngjarjes, gazetari Spartak Koka bën të ditur se policia nuk ka gjetur në vendngjarje asnjë automjet të dëmtuar, ndërkohë që po verifikon nëse në spitalet e kryeqytetit ka mbërritur ndonjë person i plagosur me armë zjarri.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, njëri prej personave që qëlloi me armë është larguar në drejtim të stadiumit “Dinamo”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›