Rusi, Duma aprovon amnistinë për krimet ekonomike
MOSKË - Dhoma e Ulët e parlamentit rus, Duma, miratoi sot ligjin e amnistisë për krimin ekonomik dhe financiar me rekomandim të presidentit rus, Vladimir Putin për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Ligji, nga i cili mund të përfitojnë mijëra persona, u aprovua në leximin e tretë me 298 vota pro, një abstenim, dhe asnjë votë kundër.
Pritet që ligji të miratohet nga Dhoma e Lartë, për t'u shpallur më pas nga presidenti Putin.
Kreu i shtetit rus i kërkoi parlamentit në fund të qershorit të votonte ligjin në kuadër të një sërë masash për favorizimin e investimeve, ndërkohë që rritja ekonomike e vendit është ngadalësuar.
Shumë përfaqësues të komunitetit të biznesit vlerësojnë se numri i lartë i të burgosurve për krim ekonomik dhe financiar, dekurajon investitorët në Rusi.
(er.nu/BalkanWeb)