“Pranvera frankofone”. Art jo vetëm në Tiranë...
Aktivitete kulturore si: ekspozita, konkurse, lexime letrare, koncerte, balet, kinema dhe teatër zhvillohen në kryeqytet, në Korçë, Shkodër, Elbasan, Pogradec, Vlorë, Fier e Përmet
Petrika GROSI
“Pranvera frankofone” ka çelur sezonin e aktiviteteve në Shqipëri që Ditën e Verës, për të vazhduar gati një muaj me organizime të ndryshme artistike e kulturore, si ekspozita, konkurse të ndryshme nëpër shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze, leximet poetike me autorët më të njohur shqiptarë, që janë botuar edhe në gjuhën frënge (Kadare, Kongoli e Mustafaj), koncerte muzikore, shfaqje baleti, siç ishte bashkëpunimi shqiptaro-francez te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, deri te shfaqjet teatrore, që do të realizohen nga Teatri i metropolit, siç janë “Harvey” dhe “George Danden” (Bashkëshorti konfuz) një ndër komeditë më të veçanta të Molierit, e cila, siç ka pohuar dhe drejtori i Teatrit të metropolit, Kiço Londo, do të vijë në skenë më 28 dhe 29 mars si një risi dhe sfidë para publikut vendas e të huaj të kryeqytetit. Shfaqja në fjalë do të ketë si regjisor francezin Franc Helmer, i cili gjatë kohës së provave ka shprehur entuziazmin e tij e njëherësh edhe përgjegjësinë para publikut, pavarësisht eksperiencës së madhe që ka ky regjisor. Për të kjo premierë cilësohet do një “sfidë”. Shfaqja do të jetë bilinguale, pra me interpretim në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht. Gjithashtu, në ekranin e kinemasë të Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” janë shfaqur filma të rëndësishëm, që lidhen me kulturën apo autorët frankofonë. Sa u takon aktiviteteve të tjera, bie në sy fenomeni i kërkimit të vëmendjes dhe publikut larg metropolit në rrethe, që dikur kanë qenë vatra të kulturës si Korça, Shkodra, Elbasani, Pogradeci, Vlora, Fieri e Përmeti. Aktivitetet muzikore që do të organizohen në kuadër të “Pranverës së frankofonisë” do të përfshijnë zhanre të ndryshme, që nga muzika folklorike, deri te muzika e dhomës. Nesër në Përmet do të zhvillohet një koncert, për të vijuar me aktivitete të tjera në rrethe. Një vend të rëndësishëm mes këtyre aktiviteteve, pa dyshim që zënë konferencat dhe debatet mbi letërsinë frankofone, me autorë shqiptarë, të botuar dhe të mirënjohur në Francë, por edhe më gjerë, siç janë Ismail Kadare, Fatos Kongoli dhe Besnik Mustafaj. Të pranishëm do të jenë edhe emra të tjerë të njohur të kritikës dhe botimeve, si Edmond Tupja e Maks Velo. Një mbrëmje e veçantë organizohet nga Ambasada e Francës, në mjediset e së cilës do të bëhet leximi bilingual i romanit “Lëkura e qenit” të F. Kongolit. Në tavolinën e rrumbullakët, që mbahet pas leximit, nuk do të mungojë edhe shkrimtarja dhe deputetja Diana Çuli. Të premten, një tjetër div i letrave shqipe, por kësaj radhe i andej kufirit, siç është shkrimtari i maqedonas i lindur në Pogradec, Luan Starova, do të vijë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë me rastin e një konference që mbahet rreth jetës dhe veprës së tij. Këto dhe shumë aktivitete të tjera në artet pamore, teatër e muzikë, do të zhvillohen deri më 20 prill në Shqipëri, në kuadër të “Pranverës së frankofonisë”.
24 Mars 2009