Pensionet, sa duhet të paguani për të plotësuar vitet e mbetura
Kontrata, kategoritë që kanë të drejtë të kryejnë sigurimin vullnetar. Llogaritja, kontributet që derdhen dhe zbritja që përfitohet
Jonida Tashi
Shtetasit shqiptarë, që për një arsye apo një tjetër nuk janë të siguruar nga skema e sigurimit të detyrueshëm, kanë të drejtën e sigurimit vullnetar. Sigurimi vullnetar për personat e interesuar mund të niset duke lidhur kontratë me Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Skema e sigurimit vullnetar të pensioneve, ndryshe nga ajo e sigurimit të detyrueshëm, funksionon sipas specifikave të veta. Për t’u bërë përfitues i skemës vullnetare nevojitet që qytetari të sigurohet vullnetarisht para lindjes së të drejtës për përfitim nga sigurimi i detyrueshëm, pra para mbushjes së moshës për pension. Kushti i mësipërm është i vlefshëm jo vetëm për personat që nuk kanë asnjë vit pune të siguruar, por edhe për të tjerët që u nevojiten vetëm disa vite pune për të marrë pension të pjesshëm ose të plotë. Të interesuarit mund të sigurohen dhe për vite të kaluara, duke nisur nga 1 tetori 1993 dhe mund të përfshihen në këtë skemë edhe pa qenë të siguruar më parë. Sigurimi shoqëror vullnetar mbron personat kur, për një kohë dhe për shkaqe të ndryshme, nuk mund të përfshihen në sigurimin e detyrueshëm, por që në mënyrë vullnetare dëshirojnë ta vazhdojnë atë. Sigurimi shoqëror vullnetar mbështetet në Ligjin Nr.7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe mundësohet sipas kushteve të përcaktuara në Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Kushtet
Që një shtetas shqiptar të sigurohet vullnetarisht duhet të plotësojë këto kushte: të ketë mbushur moshën 18 vjeç; sigurimi të bëhet para lindjes së të drejtës për përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; të vetëpunësuarit në bujqësi, që përfitojnë nga mbështetja e qeverisë nëpërmjet buxhetit të shtetit, nuk kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht. Aktualisht, kontributi mujor për të përfituar nga kjo skemë duke filluar nga 01.09.2006 është 3140 lekë, që ndryshon në çdo vit kalendarik. Edhe për sigurimin e periudhave të kaluara do të paguhen me këtë shumë, për arsye se pensionet indeksohen çdo vit. Kontributet mund të paguhen tremujore dhe kur këto paguhen paradhënie zbritet 1.5 për qind nga shuma e kontributeve, gjashtëmujore ku zbritet 3 për qind e kontributeve dhe vjetore ku zbritet 6 për qind e kontributeve. Ndryshimet kalendarike të masës së kontributit nuk ndryshojnë për personat që i kanë realizuar paradhënie pagesat e kontributeve.
Kategoritë
Specialistët e pensioneve kanë përcaktuar personat që mund të jenë më të interesuar për sigurimin vullnetar. Për të përfituar një pension të plotë kushtet kryesore janë një moshë që në vitin 2012 do të jetë 65 vjeç dhe vjetërsia në punë 35 vite, ku përfshihet dhe periudha e shërbimit ushtarak për burra dhe koha e studimeve universitare për gratë. Për përfitimin e një pensioni të pjesshëm aktualisht kërkohet 15 vite sigurimi. Sipas ekspertëve të ISSH-së, aktualisht ka shumë shtetas që kanë nën 15 vite sigurimi, për shembull: mund të kenë 12, 13 apo 14 vite pune. Në këto kushte këto vite sigurimi nuk vlejnë, mbasi nuk përfitohet asnjë lloj përfitimi. Në rast se plotësimin e periudhës prej 15 vitesh do ta bënte me sigurim vullnetar, atëherë personi do të përfitonte një pension të pjesshëm. Po kështu në të njëjtën mënyrë një shtetas që nuk ka mbushur vjetërsinë për pension të plotë mund të sigurohet për vitet e mbetura për ta marrë të plotë këtë lloj përfitimi.
Marrëveshja
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka aktivizuar të gjitha strukturat e tij në Drejtoritë Rajonale dhe Agjencitë e Sigurimeve Shoqërore për të lehtësuar të interesuarit si për sqarimet përkatëse, ashtu edhe për sigurimin e tyre. Ndërmjet personit që do të sigurohet vullnetarisht dhe punonjësit të autorizuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, që mund të jetë dhe agjent i kontraktuar brenda apo jashtë vendit, lidhet një marrëveshje për sigurimin vullnetar. Tipi i marrëveshjes është në varësi të vendit ku lidhet kjo marrëveshje. Në rastet kur marrëveshja lidhet ndërmjet personit të interesuar dhe agjentit të ISSH-së jashtë territorit të Shqipërisë, kjo marrëveshje nënshkruhet nga të dyja palët.
Shembull 1:
Një punonjës që ka punuar në Kombinatin e Tekstileve Berat është i datëlindjes 1965, ka një vjetërsi pune prej 13 vite e 3 muaj. Është shkëputur nga puna në vitin 1992. Ai do të dijë: Sa vjetërsi do t’i duhet për të përfituar një pension? Duke qeëë se nuk ka librezë pune, si mund ta gjejë vjetërsinë e punës? Sa duhet të paguajë për të marrë pension? Aktualisht ndodhet në Greqi, si mund ta bëjë sigurimin vullnetar? Në përgjigje të pyetjeve të qytetarit, specialistët e pensioneve sqarojnë si më poshtë:
Sigurimi vullnetar mund të kryhet për periudha pas datës 1 tetor 1993, kohë kur ka hyrë në fuqi kuadri ligjor përkatës. Për të marrë një pension të pjesshëm duhet një vjetërsi pune prej 15 vjetësh. Meqenëse qytetari ka 13 vite e 3 muaj, atëherë atij i duhen edhe 1 vit e 9 muaj të bëjë sigurim vullnetar për të përfituar pension të pjesshëm. Nëse qytetari dëshiron të plotësojë vitet për pension të plotë pleqërie, invaliditeti dhe familjar, atëherë atij i duhen edhe 21 vite e 9 muaj për të siguruar. Duke qenë se qytetari nuk ka librezë pune, ai mund të shkojë në zyrat e Arkivës së Sigurimeve Shoqërore në DRSSH Berat për të marrë prej andej dokumentin e duhur. Për të marrë pension të pjesshëm, nëse do të mbulojë periudha të kaluara me sigurim vullnetar, qytetari duhet të paguajë 1 vit e 9 muaj me masën e tanishme të sigurimit vullnetar, që është 3140 lekë për një muaj. Pra ai duhet të paguajë: 21 muaj * 3140 = 65 940 lekë gjithsej. Nëse qytetari dëshiron pension më të lartë, ai mund të mbulojë me sigurim vullnetar me masën e tanishme të gjitha vitet që nga 1 tetor 1993 dhe të vazhdojë të bëjë sigurimin vullnetar për çdo vit kalendarik derisa të plotësojë vjetërsinë e nevojshme prej 35 vitesh për të marrë pension të plotë. Vazhdimi i sigurimit mund të bëhet duke parapaguar dhe në të tilla raste përfitohen zbritjet përkatëse. Meqenëse qytetari aktualisht ndodhet në Greqi, ai mund ta bëjë sigurimin vullnetar në Bankën Amerikane të Shqipërisë në Athinë, ose mund të autorizojë një person për t’ia bërë sigurimin vullnetar në zyrat e sigurimeve shoqërore në qarkun ku ka banuar në Shqipëri.
Shembull 2:
Një punonjës i datëlindjes 10.10.1946 ka shkëputur marrëdhëniet e punës më 30.9.2008. Gjithsej ka një vjetërsi pune prej 32 vite e 6 muaj. Sa duhet të paguajë për të përfituar një pension të plotë pleqërie? Në përgjigje të pyetjes së qytetarit specialistët sqarojmë se për të përfituar një pension të plotë pleqërie duhen 35 vite sigurim. Pra atij i duhen edhe 2 vite e 6 muaj për të bërë sigurim vullnetar për të përfituar pension të plotë pleqërie. Nëse personi, duke filluar nga 1 tetor 1993 ka të pambuluar me sigurim 2 vite e 6 muaj, atëherë ai mund të bëjë sigurim vullnetar për këtë periudhë duke paguar: 30 muaj * 3140 lekë/muaj = 94 200 lekë. Nëse qytetari nuk ka periudha të kaluara të pasiguruara, atëherë ai bën parapagim tremujor, gjashtëmujor ose vjetor sipas dëshirës, duke përfituar edhe zbritjet përkatëse për parapagimet derisa të plotësojë 2 vite e 6 muaj për të përfituar pension të plotë pleqërie.
Kategoritë që përfshihen
Vazhdim vullnetar të sigurimit kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar, të cilët janë larguar nga sigurimi i detyrueshëm dhe nëpërmjet marrëveshjes për këtë fushë sigurimi vazhdojnë sigurimin për të gjitha degët e sigurimit të detyrueshëm. Ata kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal për përfitime deri në nivelin maksimal.
Zgjerim vullnetar të degëve të sigurimit kanë të drejtë të bëjnë të vetëpunësuarit dhe punëdhënësit, të cilët janë në sigurimin e detyrueshëm dhe kanë kontribuar jo më pak se një vit rresht në këtë sigurim dhe pa kaluar një muaj nga dita e largimit nga lidhin kontratë për sigurimin vullnetar. Zgjerimi lejohet vetëm për degët e paaftësisë së përkohshme në punë, aksidentet në punë e sëmundjet profesionale. Përfitimet do të jepen sipas rregullave në fuqi për këto degë në sigurimin e detyrueshëm. Nuk lejohet sigurim për këto dy degë për të përfituar pagesa për periudha të kaluara. Kontributet dhe përfitimet për zgjerim vullnetar të degëve të sigurimit janë në nivele minimale.
Mbulim vullnetar të periudhave të kaluara kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar, të cilët paguajnë kontribute vullnetare për periudhat e kaluara dhe jo për vitin korent. Kontributi që do të paguhet do të jetë në masën e kontributit minimal në kohën e pagesës së tyre. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar.
Sigurim vullnetar kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar, të cilët nuk janë ekonomikisht aktivë dhe sigurohen për vitin korent. Ata kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.
Sigurim për një shumë më të madhe të ardhurash kanë të drejtë të bëjnë të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit privatë duke paguar kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.
Pagesa për sigurim vullnetar
Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.557, datë 16.8.2006, masa e kontributit të sigurimit vullnetar, duke filluar nga 1 shtator 2006 e në vazhdim, është 3140 lekë në muaj. Kjo masë ndryshon çdo vit kalendarik. Masa e kontributit për të mbuluar periudha të kaluara do të jetë sa masa që është në fuqi në kohën kur kryhet pagesa, pra momentalisht 3140 lekë për një muaj. Kontributet e sigurimit vullnetar mund të paguhen mujore, tremujore, gjashtëmujore ose vjetore, si do të bihet dakord në aktmarrëveshje.
Nëqoftëse do të parapaguhet, për vitin në vijim, në fillim të periudhave do të ketë zbritje:
6% mbi shumën për një pagesë vjetore
3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore
1,5% mbi shumën për një pagesë 3-mujore.
Pagesa për periudha të kaluara
Periudha Shuma në lekë
1 muaj 3 140
3 muaj 9 420
6 muaj 18 840
1 vit 37 680
Pagesa për parapagim periudhash
Periudha Zbritja sipas % respektive Shuma që paguhet/lekë
1 muaj - 3 140
3 muaj 141 9 279
6 muaj 565 18 275
1 vit 2 260 35 420
Parapagimi i kontributeve, zbritja që përfitohet
Konkretisht, nëse një person parapaguan kontribut për periudhë tremujore, atëherë ai do të paguante:
3140*3 = 9 420 lekë
Duke hequr zbritjen prej 1.5% të shumës totale, del që personi do të paguajë:
9 420 lekë – 141 lekë = 9 279 lekë;
Nëse një person parapaguan kontribut për periudhë gjashtëmujore, atëherë ai do të paguante:
3140 * 6 = 18 840 lekë
Duke hequr zbritjen prej 3% të shumës totale, del që personi do të paguajë:
18 840 lekë – 565 lekë = 18 275 lekë;
Nëse një person parapaguan kontribut për periudhë vjetore, pra parapaguan në muajin janar për të gjithë vitin, atëherë ai do të paguante:
3140 * 12 = 37 680 lekë
Duke hequr zbritjen prej 6% të shumës totale, del që personi do të paguajë:
37 680 lekë – 2 260 lekë = 35 420 lekë;
24 Mars 2009