E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranvera me perla e kristale per nje dore elegante



Aksesorët flasin më mirë se fjalët këtë pranverë. Ato janë mënyra më e thjeshtë dhe më pak e kushtueshme për t’i dhënë një pamje më të freskët garderobës tuaj. Me ardhjen e stinës të re, cilët janë aksesorët që mund të përdorim? Cili është aksesori që do të përdoret më tepër? Pa dyshim bëhet fjalë për byzylykët. Pranvera 2009 sjell byzylykët e mëdhenj që tërheqin vëmendjen edhe pse edhe më herët janë përdorur byzylykët e mëdhenj. Lexo për të zbuluar aksesorët që shkojnë më shumë me veshjet, me këpucët dhe çantat. Më e rëndësishmja është se ata nuk dalin nga moda aq shpejt sa rrobat, kështu që mos mendoni për këtë dhe bëjini pjesë tuajën për muaj e vite me rradhë.
Byzylykë blu me gurë dhe elemente folklorike
Elementët folklorikë janë bërë pjesë e bizhuterive prej një kohe të gjatë. Për stinën Pranverë-Verë 2009, byzylykët janë frymëzuar pikërisht nga këto motive të hershme për t’u kombinuar me ngjyrat e theksuara, përgjithësisht blunë dhe të kaltrën e detit. Byzykykët e këtij lloji përgjithsisht vihen si set prej disa njësish dhe jo një i vetëm. Ato janë tepër sensuale dhe të pazakonta, të punuara me ar për një veshje speciale dhe me material bakri për ditët e zakonshme në të cilat dëshironi të dukeni të veçanta. Përveçse për stinën e pranverës dhe verës, byzylykët me elemente folklorike janë të përdorshëm në çdo periudhë të vitit. E mjaftueshme në këtë rast do të ishte që mëngët të ishin më të shkurtra se zakonisht për të vënë në dukje detajin perfekt.
Me lule të qëndisura me fije argjendi
Konsiderohet byzylyku më fantazioz, elegant dhe femëror. Cila është veshja që do të shkonte më shumë me të? Padyshim kombinimi i të zezës me të bardhën ose argjendin. Veshjet klasike përshtaten më së miri me byzylykun femëror, i cili është zbukuruar me kristalë të zinj Svarovski, dantellë të zezë prej mëndafshi për më tepër finesë dhe elegancë. Nëse preferoni ta përdorni në një ditë të zakonshme, kujdesuni që të vishni një këmishë prej materiali delikat në ngjyrë të errët dhe këpucë ose sandale fine. PËr një pamje më flirtuese vishni diçka të hapur dhe me dantella. Përdorni vathë të vegjël të zinj, ose vathë me perlë.
Byzylyk me gurë, material plastik
LE të kthehemi të veshjet sportive dhe të rehatshme. Do të na duhej diçka për t’u kombinuar çdo ditë të javës me xhinse, bluza pambuku dhe funde të gjatësive të ndryshme. Cili është sekreti? Janë pikërisht byzykët plastikë të ngjyrave të ndryshme ata që preferohen mjaft këtë vit. Ata janë të zbukuruar me ngjyrë pak të të çelët se materiali i byzylykut dhe të japin mundësinë për t’u kombinuar më shpejt se të tjerët. Në këtë rast nuk do t’u duhet të shpenzoni shumë, sepse bëhet fjalë për një shifër modeste. Ngjyrat e stinës janë: bojëqielli, portokallia, e gjelbra. Ndërsa për stinën e verës provoni diçka më pikante si: e kuqja, vjola dhe bluja e theksuar.
Byzylykë me perla dhe kristale
Perla që shkëlqejnë dhe kristale që vezullojnë e bëjnë byzylykun tuaj perfekt për një veshje elegante mbrëmjeje. Në këtë rast janë kombinuar me sukses dizajni dhe materialet e kushtueshme për më tepër bukuri dhe joshje. Veshja e duhur? Sigurisht një fustan elegant dhe këpucë po aq elegante për një kombinim të këndshëm. Kujdesuni edhe për flokët tuaj. Kurresesi nuk do të dukeshit mirë më një model të zakonshëm. Por, jo çdokush do të kishte mundësinë të kishte një byzylyk kaq të kushtueshëm. Cila është zgjidhja? Bëni tuajin një byzykyk joorigjinal, në të cilin do të ndërthureshin rruazat me gurët e shdritshëm.
Byzylyk druri me gurë
Materiali i drurit po gjën përdorim në të gjitha llojet e aksesorëve si në varse, vathë dhe çanta. Çdokujt do t;i pëlqente një byzylyk prej druri dhe në këtë rast bëhet fjalë për diçka më interesante. Në modelin më të ri është ndërthurur druri me arin, argjendin dhe gurët e çmuar. Ai mund të vendoset kur kemi veshur diçka moderne por edhe sportive. Nëse dëshironi ta vishni edhe në mbrëmjet tuaja, kombinojeni me fustanë prej materiai lino, përgjithësisht në ngjyrë të errët. Më e rëndësishmja është se byzylyku prej druri me gurë mund të vihet i vetëm por edhe i shoqëruar nga byzylykë të llojeve të ndryshme.
Rok shik edhe në byzylyk
Koleksioni i fundit i këtij stili është frymëzuar nga muzika rok. Të magjepsura nga kjo modë janë tashmë aktoret dhe këngëtaret në botë ndër të cilat përmendim Anxhelina Zholinë, Angnes Dejn, Rufus Uainrajt, Madona etj. Ky byzylyk është i përbërë nga metal i rëndë dhe gurë të ngjyrave të ndryshme ku dominon e kuqja dhe bluja. Veshja që do të shkonte me këtë aksesor të mrekullueshëm? Pothuajse gjithçka, duke filluar nga fustanët mondanë, deri tek xhinset e zbardhura që sapo i keni nxjerrë nga garderoba për këtë vit. E sigurt është se, patjetër do të keni sukses me pamjen e re prej dive Hollivudi.
Vathët e mëdhenj rrathë
Vathët e mëdhënj në formë rrethi janë më të preferueshmit për këtë stinë. Ato i përdorin edhe femrat më të famshme të botës së spektaklit dhe është pikërisht ky detaji që i bën kaq joshëse. Shumë femra i kanë bërë tashmë pjesë të veshjeve të tyre dhe pëlqejnë të eksperimentojnë me aksesorin perfekt, të tjerat janë gati të shfaqen më ndryshe me këtë stil që nuk mund t’i rezistosh. Materialet e përdorshme janë: ari dhe argjendi. Fanse të vathëve rrathë janë : Alisia Keis, Elen Pompeo, Kethrin Heigl por edhe Xhesika Alba dhe Anxhelin Zholi.
Vathë argjendi të gjatë
Nuk mund të lemë pa përmendur vathët prej argjendi, me forma nga më të ndryshmet të varur deri në supe. Nga pasarelat e modës deri ne ambjentet më të zakonshme, femrat i përdorin vathët këta aksesorë me veshje nga më të ndryshmet: fustanë për një rast të veçantë apo për një ditë të zakoshme kur ju duhet të visheni thjesht për të qenë sa më komode. Argjendi mund të kombinohet me kristale Svarovski apo gurë të tjerë të çmuar për t’i dhënë pamjes suaj më tepër sharm dhe dritë.

25 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›