Shkolla “Nobel”, dhurata për të moshuarit në kryeqytet
Nxënës dhe drejtues të shkollës 12-vjeçare jo publike “Nobel” kanë vizituar dje shtëpinë e të moshuareve në Tiranë. Një ditë ndryshe për të moshuarit, argëtuese dhe me dhurata, ka qenë dhe qëllimi i anëtarëve të kësaj shkolle. Drejtoresha e shkollës “Nobel” Lydra Biçoku tha se ndihmesa e shtresave në nevojë është një nga misionet e shkollës. “E kemi pjesë të punës sonë edukative, pjesë të programit tonë mësimor, shërbimin ndaj njerëzve në nevojë, ndaj të moshuarve dhe e trajtojmë këtë si një aspekt human të të gjithë punës sonë edukative. Nxënësit kishin dëshirë t’ju përshëndesnin dhe njëkohësisht kanë sjellë për ju disa dhurata modeste”, - shpreh Biçoku. Një dhuratë për të moshuarit është bërë edhe presidenti i shkollës, zoti Mustafa Taçi. Ai i ka përgatitur të moshuarve një qendër impianti për t’i ndihmuar ata në argëtimin e tyre. Aktualisht, në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë strehohen rreth 24 persona, 20 të moshuar burra dhe katër gra.
25 Prill 2009