"Pranvere 2008", bllokohen 2 automjete te vjedhura
Automjetet e vjedhura kane futur ne telashe dy persona te akuzuar si pronare te mjeteve qe figurojne ne listat e Interpolit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se operacioni i koduar "Pranvere 2008", i organizuar nga sherbimet e Seksionit Kunder Trafiqeve te Paligjshme beri te filloje procedimi penal ne gjendje te lire ndaj Besnik Frangaj, 39 vjec, lindur e banues ne Shkoder dhe Gjek Malocaj, 68 vjec, lindur e banues ne fshatin Trush te rrethit te Shkodres. Procedimi penal ne ngarkim te tyre filloi per arsye se disa dite me pare, ne segmentin rrugor Fushe Kruje-Lac, sherbimet e Policise bene bllokimin e automjeteve tip "Benz ML 270", ngjyre gri, me targa TR 4343 M dhe tip "Benz ML 400" ngjyre e zeze me targa SH 0160 E, perkatesisht prone e ketyre personave, te cilat nga verifikimet e kryera rezultuan te ishin vjedhur i pari ne Belgjike ne vitin 2002 dhe i dyti ne Itali ne vitin 2004. Automjetet jane ndaluar per kontroll nga nenseksioni i qarkullimit rrugor, duke bere ne kete menyre edhe verifikimet perkatese. Ne momentin e bllokimit dy automjetet drejtoheshin nga persona te tjere. Pas verifikimeve te rastit, policia arriti te emrat e pronareve te mjeteve. U sekuestruan ne cilesine e proves materiale automjetet dhe dokumentacioni i tyre. Materialet procedurale per vepren penale te trafikimit te mjeteve motorike iu kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres. Fillimisht ata jane shoqeruar ne ambientet e Komisariatit te Policise se Shkodres, e cila po heton ne bashkepunim me policine e Durresit per kete rast trafikimi te mjeteve motorike te vjedhura ne vendet evropiane. Nderkohe, burime nga uniformat blu bejne te ditur se pronaret e mjeteve kane deklaruar se ata i kane blere automjetet nga persona te tjere, duke treguar edhe aktet perkatese te kontratave te shitblerjes. Policia tha se ne kete rast trafikimi jane perfshire edhe persona te tjere, emrat e te cileve nuk behen te ditur per arsye hetimi. Ndaj tyre, prokuroria ka ngritur edhe akuzen e "falsifikimit te dokumenteve".
Trafiku i automjeteve, 13 raste
Operacioni i koduar "Pranvere 2008" ka cuar ne 13 numrin e automjeteve, te cilat rezultojne te vjedhura ne shtetet e Evropes Perendimore. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se ky aksion konsiderohet si nja nga prioritetet e ketij institucioni. "Behet fjale kryesisht per mjete luksoze te prodhimit te fundit, te cilet me pas pajisen me dokumente shqiptare", bene te ditur burimet.
K. Jaupaj
Trafiku i automjeteve, 13 raste
Operacioni i koduar "Pranvere 2008" ka cuar ne 13 numrin e automjeteve, te cilat rezultojne te vjedhura ne shtetet e Evropes Perendimore. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se ky aksion konsiderohet si nja nga prioritetet e ketij institucioni. "Behet fjale kryesisht per mjete luksoze te prodhimit te fundit, te cilet me pas pajisen me dokumente shqiptare", bene te ditur burimet.
K. Jaupaj