Vodhi ciften e babait, pranga 19-vjecarit
Durres - Nje 19-vjecar, nga fshati Qerret, i rrethit te Durresit, u arrestua ne flagrance dy dite me pare, pasi vodhi ciften e te atit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur se ndalimi i Selman Gjorga u krye pasi dyshohet se ka vjedhur ne banesen e tij nje arme gjahu, te cilen babai i tij e mbante me leje. I riu dyshohet se ia ka dhene kete arme gjahu ne kembim te nje borxhi qe i ka pasur 20-vjecarit Bledar Almeta, banues ne Qerret, Durres. Nderkohe u arrestua edhe 20-vjecari Almeta, ne banesen e te cilit u gjet arma e gjahut, te cilen e kishte pervetesuar duke ditur qe ishte mall i vjedhur.
K.J
K.J