Prapaskena, Kaka u tradhtua nga Milani
Kaka ndihet i tradhtuar nga Milani, sepse ai nuk dëshiron të largohet, por është klubi që kërkon ta shesë te Mançester Siti. "Rrëfimi" i brazilianit është bërë të enjten në mbrëmje, gjatë një darke me shokët e skuadrës, në restorantin milanez të Klarens Sedorf. Lajmi u publikua nga britanikja "Daily Mirror", që kishte vendosur në faqen e parë një fotografi të madhe të mesfushorit me bluzën "I belong to Jesus" (I përkas Jezusit) dhe me titullin "I belong to City" (I përkas Sitit). Tabloidi nënvijëzonte edhe një udhëtim të veçantë të Kakasë në qytetin e Mançesterit gjatë Krishtlindjeve të kaluara, ku vizitoi mikun e tij, Robinjo. Ndoshta, pikërisht në atë moment janë hedhur bazat e transferimit të tij të bujshëm te skuadra e Premiershipit. Mes kushteve për t‘u bërë pjesë e Sitit, ish-fituesi i "Topit të Artë" është përqendruar te klauzola për prishjen e kontratës në vitin 2010, pra vetëm një vit pas blerjes. "Corriere Dello Sport" pretendon se Siti ka pranuar kërkesën e Kakasë, që mund të largohet nga skuadra për 65 milionë euro, nëse premtimet dhe planet e sheikëve arabë nuk realizohen që prej sezonit të parë. Në "Istlends" dhanë "ok" për këtë kusht, edhe pse ata humbasin shumë, pasi për lojtarin do të kenë paguar 110 milionë euro te Milani. Për më tepër, Kaka ka përfituar edhe 20 për qind më shumë në rrogën sezonale, si dëmshpërblim që në edicionin e ardhshëm nuk do të mund të luajë në Ligën e Kampionëve. Momentalisht Siti ndodhet në "zonën e ftohtë" të klasifikimit dhe po lufton për mbijetesë mes skuadrave elitare në Angli.
Ekipi i ëndrrave
Pas milionave të ofruara për Kaka, mediat angleze tashmë janë përqendruar te skuadra e ëndrrave që kërkon të ndërtojë sheiku Mansur. Në listën e dëshirave nuk mungon Xhanluixhi Bufon, i përfolur prej kohësh si objektivi kryesor për portën, por edhe Terri, De Rosi, Materaci, Trezege e Jaja Ture. Menjëherë sapo të përfundojë marrëveshjen me Kaka, drejtuesit e Sitit do të përqendrohen te bisedimet për Bufon: ofertë 75 milionë euro për Juven dhe rrogë 12 milionë euro në sezon për "gardianin". Menaxheri i Bufon, Silvano Martina, konfirmoi se deri më tani nuk ka asnjë kontakt zyrtar, por theksoi se nëse një ofertë e tillë do të bëhej, ai dhe klubi padyshim që do ta shqyrtonin. Ndërkohë, "The Sun" fliste për një ofertë me vlerë 45 milionë euro, që do të bëhet gjatë këtij muaji për kapitenin e Çelsit, Xhon Terri. Si trajner i ekipit të ëndrrave synohet Hoze Murinjo. Posti do t‘i ofrohet luzitanit, nëse Mark Hjuxhs dështon deri në fund të sezonit. Megjithatë, rreth këtyre zërave tekniku zikaltër deklaroi: "Kam kontratë me Interin deri në vitin 2011 dhe ndihem mirë këtu. Nuk mund të flasim me ‘nëse‘, do të qëndroj këtu për aq kohë sa presidenti dhe klubi do të jenë të lumtur me mua".