E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Berluskoni dorëzohet: Vështirë ta mbajmë Kakanë

Silvio Berluskoni flet për transferimin e mundshëm të Kakasë te Mançester Siti. Gjatë takimeve për fushatën elektorale, Kryeministri italian dhe presidenti i Milanit deklaroi: "Ende nuk është vendosur asgjë, por është shumë e vështirë që të mbash një lojtar, të cilit i janë ofruar shifra të konsiderueshme". Më tej, drejtuesi i klubit kuqezi sqaroi se problemi kryesor është rroga që ylli brazilian mund të fitojë në Angli. "Natyrisht që do të më vinte keq nëse Kaka largohet, shtoi Berluskoni, por për momentin nuk jam në dijeni të zhvillimeve të kësaj marrëveshjeje. Galianit ia thashë mendimin tim dhe arsyetimi më duket i qartë. Është e vështirë t‘i thuash ‘jo‘ një djaloshi që mund të ikë për të përfituar të ardhura shumë më të larta. Karriera e tij si futbollist nuk do të zgjasë për gjithë jetën. Milani nuk mund t‘ia rrisë më shumë rrogën Kakasë, sepse edhe shifra e tanishme konsiderohet se është në nivelin maksimal. Në të kundërt, duhet të rrisim rrogat për të gjithë ekipin, por kjo është e pamundur".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›