E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fushë Krujë, 3 të vdekur nga një familje

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi në aksin Fushë Krujë-Vorë, një aks i njohur për aksidente të përgjakshme. Sipas të dhënave, një person i katërt ka mbetur i plagosur.

Viktimat janë shtetasit Autobelt, Suela e Kejsi Shota, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Ervis Shota, që të gjithë pjesëtarë të së njëjtës familje. Sipas policisë, makina e aksidentuar është tip Woslvagen, e cila është përplasur nga një autobus në momentin që do të hynte në rrugën kryesore.

Autobusi po shkonte në drejtim të Durrësit së bashku me pasagjerë. Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur për të zbardhur rrethanat. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-04 15:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›