Nga kërcënimi i Topallit deri te kundërpërgjigjja e Ramës
Një javë më parë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi se do të diskutojë me KQZ për zëvendësimin e deputetëve që po bojkotojnë Parlamentin. Deklarata vuri në lëvizje mediat dhe juristët, të cilët interpretuan Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor sipas këndvështrimit të tyre, duke u ndarë në pro dhe kundër deklaratës së Kryetares së Kuvendit. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u shpreh menjëherë i gatshëm për të diskutuar një mundësi të tillë. Por konstitucionanalistët dhe ish-kryetarë KQZ e ish-kryetarë Kuvendi ndanë mendime të ndryshme. Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, tha se një ndër rrugët e interpretimit të ligjit është ai që bën Topalli, ndaj mandatet e PS-së janë në rrezik. Një tjetër interpretim i Aurela Anastasit thotë se duhet bërë një ndarje mes faktit që një deputet merr mandatin dhe ushtrimi i mandatit. Skënder Gjinushi i kujtoi Kryetares së Kuvendit se nuk ka ndjekur një procedurë të tillë me ish-deputetin Fatos Nano, ndërsa tha se mungesa me arsye nuk mund të çojnë në heqjen e mandatit. Pas një jave interpretimesh të ndryshme reagoi kryetari i PS-së, i cili garantoi deputetët e tij se nuk e humbasin mandatin e deputetit.
Provokimi
Jozefina Topalli
Një javë më parë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi se do të diskutojë me KQZ për mandatet e deputetëve të PS. "Kushtetuta është shumë serioze dhe deputetët e PS-së e kanë lexuar mirë. Këshilli i Legjislacionit do të konsultohet me KQZ-në për këtë rast, por është momenti që ata të vijnë në Parlament", u shpreh Topalli.
Mbështetja
Arben Ristani
Pas deklaratës së Kryetares së Kuvendit reagoi kreu i KQZ, Arben Ristani. "Institucioni i KQZ do të veprojë ashtu siç e parashikon ligji". Ristani u shpreh se në rast se Këshilli i Legjislacionit pranë Kuvendit bën kërkesë për të vepruar mbi mandatet e deputetëve të PS-së, KQZ-ja do të orientohet në zgjidhjen e kësaj çështjeje në nenin 164 të Kodit Zgjedhor.
Deputetët
Braçe-Dalipi
Në kulmin e këtij debati, deputetët socialistë Erion Braçe dhe Alfred Dalipi kërkuan nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që të përcaktojnë statusin e tyre juridik dhe në varësi të tij edhe atë financiar. Në të kundërt, ata kërcënuan se do t‘i drejtohen organeve të drejtësisë për të paditur Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, si abuzuese me detyrën dhe shkelëse e tre ligjeve të mësipërme
Ish-kryetari i KQZ-së
Çlirim Gjata
Ish-kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata, iu referua nenit 71 të Kushtetutës. Në këtë nen, në pikën 1 sanksionohet se kur fillon mandati i deputetit dhe ai nis pikërisht në ditën që shpallet si i tillë nga Komisioni Zgjedhor dhe jo kur bën betimin si deputet, pra mandati ka filluar, i është njohur që në momentin që është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.
Ish-kryeparlamentari
Servet Pëllumbi
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, u shpreh kundër qëndrimeve të Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Në një prononcim për "Shqip", Pëllumbi komentoi paralajmërimin e Kuvendit për të zëvendësuar deputetët socialistë. "Ajo çka mund të them është se me mandatin e deputetit nuk mund të luhet", thotë Pëllumbi.
Eksperti
Kristaq Kume
64 mandatet parlamentare të Partisë Socialiste mund të ndërpriten dhe të zëvendësohen me emrat pasardhës në listën e koalicionit "Bashkimi për Ndryshim" prej 5 partish, të kryesuar nga PS. Ky është interpretimi i ish-kreut të KQZ, Kristaq Kume, i cili deklaroi se "kjo është njëra nga rrugët ligjore për të zënë vendet bosh në sallën e Kuvendit".
Juristja
Aurela Anastasi
Juristja Aurela Anastasi është pikërisht mburoja e mandatit të fituar nga KQZ që justifikon, bazuar edhe në Kushtetutë, mungesën e tyre në Kuvend. "Duhet thënë që mandati i deputetëve ka filluar që nga dita kur KQZ i ka shpallur ata fitues, ajo që nuk ka filluar është ushtrimi i mandatit, i cili fillon pasi deputetët kanë bërë betimin në Kuvend", deklaroi Anastasi.
Kandidati i PS-së
Ylli Manjani
I renditur i treti në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Dibrës, ku Partia Socialiste arriti të fitojë vetëm 2 mandate në zgjedhjet e qershorit, juristi Ylli Manjani deklaroi se "do të zbatojë Kushtetutën, duke shkuar në Parlament në rastin kur mandatet e dy kolegëve të tij, do të cilësohen si të pavlefshëm", për shkak të bojkotit.
Kreu i PSD-së
Skënder Gjinushi
Ish-kryetari i Kuvendit, Skënder Gjinushi, deklaroi se mungesa pa arsye për gjashtë muaj në Kuvend justifikon heqjen e mandatit dhe zëvendësimin e tyre me kandidatët e tjerë të listës, por në rastin konkret, sipas tij, 64 deputetët socialistë kanë një arsye të fortë të mungesës, hapjen e kutive të votimit. Veç të tjerash, ai tha se është një lojë e qëllimshme nga mazhorana.
Lideri i opozitës
Edi Rama
Deputetët socialistë nuk do të hyjnë në Kuvend dhe nuk do t‘i humbasin mandatet e tyre. Kryetari i PS-së, Edi Rama, është shprehur se mazhoranca po kërkon me gjithfarë diversionesh që të thotë të pavërteta lidhur me mandatin e deputetëve socialistë. "Kërkojnë të përçajnë opozitën me diversione të turpshme, e iu thonë të pavërteta nga një përditë, lidhur me mandatin e deputetëve të PS-së", tha ai