E Diel, 1 Nëntor 2026

Precedenti/ Në Shkodër u vetëvra emigranti

 

Vetëm 3 ditë para vetëvrasjes së gardianit të Peqinit, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Shkodrës. Një emigrant 45-vjeçar u vetëvar në publik, pasi sipas tij kushtet e vështira ekonomike dhe mospërballimi i jetës e detyruan të ndërmerrte vendimin ekstrem. Mark Deda kishte lënë një letër, ku sqaronte motivet e vetëvrasjes, duke lënë jetimë 4 fëmijë. Sipas Dedës, pamundësia për të përballuar jetën në Itali, ku jetonte prej vitesh, e kishte shtyrë për t’i dhënë fund jetës. Pasi ka shkruar letrën e ka lënë atë në shtëpi e më pas ka udhëtuar drejt Shkodrës. Mendohet se 1 orë më vonë 45-vjeçari ka ndërmarrë veprimin ekstrem. Ai është afruar në lagjen “Xhabije”, në vendin e njohur si tregu i shumicës, ku dhe është ngjitur në një pemë, aty ku dhe u gjet nga kalimtarët, pa asnjë shenjë jete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›