Viti i investimeve

Kosova do të thyejë sivjet rekord të investimeve të huaja për dhjetë vitet e pasluftës, ndoshta edhe për dhjetë vitet e ardhshme. Shuma e investimeve të huaja në Kosovë do të kalojë shifrën një miliard.
Këto investime janë shitjet e tri kompanive publike më të mëdha në vendin tonë – Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe Korporatës Energjetike të Kosovës. Halli i madh i Qeverisë së Kosovës tash është se çfarë të bëjnë me këto para. Të paguajnë autostradën Morin – Merdar, investime në projektin Kosova e Re, apo në ndonjë investim tjetër të madh kombëtar. Për këtë s`kanë menduar ende e lëre më planifikuar. Edhe pse ekonomistët më herët i kanë kontestuar më herët këto shitje si investime të huaja, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, heq këtë dilemë.
Ai thotë se këto janë bash investime të huaja. Për shkak se kapitali i jashtëm po investohet në Kosovë dhe kjo s`ka dyshime.
“Këto janë investime të huaja dhe me shitjen e këtyre tri ndërmarrjeve publike, Kosova do të marrë një hov të mirë në këtë rrafsh”, tha ministri Zharku.
Për ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, shumë e rëndësishme dhe më me interes është investimi i huaj në bizneset e mesme dhe ato të vogla. Ai tha se shitja e këtyre ndërmarrjeve ndodh vetëm një herë, e investimet në ndërmarrje të mesme dhe të vogla janë më me leverdi.
Hallin më të madh Qeveria pas kësaj këtij procesi e ka se fare të bëjë me këtë shumë parash të mbledhura. Sipas ministri Zharku, nuk është menduar ende se ku do ta drejtojmë këtë kapital, por do të merret një vendim nga Qeveria.
“Besoj se do të krijohet ndonjë strategji e mirë për t`i investuar mirë diku këto para, e të merren vendime nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës”, tha ai.
Investimet e huaja në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm. Madje janë më të vogla se në dy vitet me herët. Fajin, këtu e hedhin te kriza globale financiare. E, Banka Botërore, fajin e ka identifikuar me korrupsionin në Kosovë.
“S`ka dilemë që investimet nuk janë rritur për shkak të krizës financiare globale, e jo për shkak të korrupsionit”. Ministri tha se as vendet e tjera të Ballkanit nuk janë larg nesh sa u përket investimeve.
Në anën tjetër, ekonomistët mos rritjes së investimeve të huaja ia lënë korrupsionit dhe xhunglës juridike që mbretëron në Kosovë. Para një kohe, Lekë Musa, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane, pati thënë se me gjithë dëshirën e institucioneve vendore për tërheqjen e investimeve, kjo në praktikë nuk ka ndodhur. “Këtu janë dy dobësi. E para është se krijohet në fillim një burokraci e madhe, një legjislacion i tepërt. Ndërsa, pasi hyhet në aktivitet, ekziston një mungesë e sforcimit të ligjeve për rregullimin e tregut dhe krijohet hapësirë për konkurrencë jo të drejtë”, ka vlerësuar Musa. Problem tjetër në fushën e investimeve, ai thotë se është shkalla e lartë e korrupsionit në të gjitha institucionet kosovare. Nga analizat ekonomike të vendeve në transicion, shihet se korrupsioni ka efekt të madh largues për investitorët e huaj.
Mirëpo, Kosova, sipas ministri Zharku, ofron një sistem të kënaqshëm fiskal, me tatime të ulëta krahasuar me vendet e tjera, qëndrueshmëri makroekonomike dhe procedura tepër të thjeshta administrative për regjistrimin biznesit. Prandaj, ai pret që investimet e huaja pas kësaj krize të lulëzojnë në Kosovë.