E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulërima në shtëpi, Çimi acarohet me Titin dhe Rominën

Sot në mbrëmje pritet të dalë nga shtëpia banori i katërt, i cili do të pasojë Ingridin, Junën dhe Nardin. Cili do të jetë? Beteja sa vjen e bëhet më e ashpër për të mundur qëndrimin në shtëpi. Megjithatë, disa prej banorëve vijojnë të qëndrojnë në hije me strategjinë e të qenit të kujdesshëm. Por kjo mund t‘u kushtojë daljen jashtë, pasi sa vjen e po kërkohet më shumë protagonizëm nga publiku. Përkundër kësaj taktike, Romina, e cila është protagoniste në çdo situatë, është rregullisht e nominuar e po rregullisht e shpëtuar nga largimi prej shtëpisë. Gjatë 24 orëve të fundit, temë bisede ka qenë dhe nata e sotme. Kështu, si në një lojë, një natë më parë të gjithë duhej të shprehnin mendimin e tyre për Visin. Pyetja iu drejtua Najadës fillimisht nga ana e Çimit. Ajo u përgjigj se Visi është një nga personat aktivë dhe energjikë brenda shtëpisë dhe se do t‘i mungonte po të dilte.
Nga ana tjetër, raporti Najada-Ina është shfaqur i nderë, sepse Nada nuk e vlerëson Inën dhe as ndryshimin e saj, si pasojë e nominimit. Ajo merr shembull edhe Besartën, me të cilën për herë të parë ka pasur një bisedë pas një muaji e ca bashkëjetesë.

Sa për Romin, Najada thotë se ajo në fillim ishte e pranishme dhe e nevojshme brenda shtëpisë, por në fund fare Najadës nuk i ka pëlqyer diçka, fakti që Romina nuk është mbrojtur ndaj ngacmimeve të Çimit dhe logjika e Najadës është se Romi nuk ka sedër.
Të gjithë janë pjesëmarrës në këtë debat dhe Romina u përgjigjet se në momentin që është konfliktuar me Çimin, i ka vënë kufirin, por të tjerët thonë se këtë gjë s‘e kanë vënë re.
Çimi bëhet aq provokativ sa e pyet Najadën, se përse fle çdo natë me një mashkull të ndryshëm. Ajo i thotë se e ndjen dhe se e ka pëlqyer këtë gjë që nga fillimi. Kurse tani, thotë ajo, është mësuar me këtë. Çimi e pyet përsëri: "Ti fle me njerëz, jo për show, por sepse e ndjen dhe e bën pa menduar për pasojat. Kjo është Noçja"? Ajo i thotë: "PO". Ndërhyn Olsi, duke u thënë të gjithëve se Najada nuk shtiret për spektakël.
Vjen mëngjesi. Të gjithë kanë ndërruar krevatet një natë më parë. Ilda me Polin dhe Ina me Julin, Besën dhe Arbrin.
Gjatë kohës që ishin bashkë në krevat, Ilda e ka provokuar Polin në të gjitha mënyrat, por ai, edhe pse disi i sikletosur, nuk i është dorëzuar joshjes së saj. Ajo i ka përmendur të dashurën, duke i thënë se tashmë ajo duhet ta ketë lënë Polin, pasi ai ka fjetur me goca të tjera në shtëpi.
Ilda i thotë Polit se në ndryshim nga Visi, me atë ndihet shumë më rehat. Ilda i thotë shumë gjëra Polit dhe bën shumë veprime në krevat, që duken sikur kanë qëllim ta fusin në kurthin e joshjes Polin, por ai qëndron përherë i distancuar.
Të tjerët janë zgjuar dhe janë ulur të hanë mëngjesin.
Çimi është nxehur dy herë me Titin dhe Romin gjatë kohës së mëngjesit; të dyja herët ai ka marrë përgjigje të rrepta. Madje, Çimi tenton ta përfshijë edhe Olsin në këtë debat, por Olsi i thotë se nuk duhet t‘ia vëri fajin atij që Titi acarohet me të dhe jo me Olsin.
Më vonë Çimi del në kopsht me Visin dhe i shprehet atij se sa e ka acaruar Titi. Çimi thotë se ai e njeh mirë Titin dhe e ka kuptuar se është Olsi që e karikon, se ato që tha nuk i ka të vetat. Ervisi habitet nga këto që i thotë Çimi për Titin, duke thënë sesi është e mundur që ai mos ta kuptojë se brenda shtëpisë secili bën lojën e vet dhe s‘duhet lejuar askush të ndikohet nga të tjerët. Visi i thotë Çimit se nuk është normale të nisësh ulërimat që në mëngjes dhe nuk e justifikon Çimin dhe Titin.
Nga ana tjetër, Besa ka gjetur në kuzhinë Titin dhe Olsin, dhe e pyet këtë të parin se përse po ulërinin që në mëngjes. Titi i thotë se kështu ndodh ndonjëherë, kurse Olsi i thotë se "njerëz të gjallë jemi". Besa e ironizon Olsin, duke u shprehur e çuditur që ata "qenkan të gjallë".
Ina dhe Poli mëngjesin e hanë bashkë. Ina nuk pushon me ngacmimet ndaj Polit, ajo e sheh me detaje dhe e pyet nëse ka ndonjë gjë ai për t‘i thënë asaj. Poli përgjigjet se s`ka asgjë për t‘i thënë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›