E Diel, 1 Nëntor 2026

Predhat e gjetura në Berat, Ushtria nis pastrimin e zonës

Rreziku i municioneve të mbetura që prej Luftës së Dytë Botërore në Berat ka sjellë ndërhyrjen e Ushtrisë me qëllim asgjësimin e tyre. Alarmi erdhi pak kohë më parë nga banorët e fshatit Otllak, të cilët duke punuar tokat e tyre u ndeshën me prezencën e predhave.
 

Për të shmangur ngjarjet aksidentale mësohet se Prefekti i Qarkut ka kërkuar ndihmën Qendrës së Asgjësimit të Municioneve, të cilët kanë nisur punë për pastrimin e zonës nga municionet në zonat e banuara. Komandanti i kësaj qendre, Major Luan Shaba, u shpreh se prezenca e predhave është mjaft e rrezikshme për banorët e zones, ndaj është parë e nevojshme kjo ndërhyrje imediate.

Shqetësimi u bë dhe më i madh në kushtet kur banorët po bënin grumbullimin e tyre me qëllim tregëtimin e tyre për skrap. Nuk kanë munguar rastet dhe në Qarkun e Beratit, ku janë rregjistruar viktima si pasojë e tentativave për çmontimin e predhave me qëllim tregëtimin e tyre për skrap.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›