E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen tri makina në Kukës, një vdes katër plagosen

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, të cilat saktësojnë se në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi”, 10 km larg qytetit verilindor, u përfshinë 3 makina.

Sipas të njëjtave burime ka humbur jetën Besnik Parllaku, 52 vjeç, shofer në një nga tre makinat e përfshira në aksident.

Ndërsa katër të plagosurit e tjerë janë dërguar menjëherë në spital, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila dyshohet se u shkaktua nga makina me të cilën udhëtonte viktima që në një moment ka humbur kontrollin.

                                                                                             2012-07-14 13:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›