Prefektet pritet te konstituojne kryetaret e zgjedhur te bashkive
I pare ne planin strikt ligjor mandatet e reja do te duhet te presin perfundimin e te gjitha fazave vendimmarrese te KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor ne rastin kur ka kerkesa ankimore ne menyre qe pas nje shpalljeje rezultati per mbare vendin te zgjedhurit e rinj te pushtetit vendor te nisin nga puna. E gjithe procedura ka rendesi per arsye te rolit qe ka ne te edhe perfaqesuesi kryesor i qeverise ne njesite administrative te vendit qe eshte prefekti. Keshtu sipas ligjit nr.8652 date 31.7.2000 Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore percaktohet rruga e perfitimit te mandatit nga ana e krereve te komunave apo bashkive por edhe e keshilltareve. Neni 26 i tij sanksionon qarte edhe rolin e prefektit ne kete drejtim i cili eshte ne nje fare menyre titullar ne drejtimin e procesit. Keshilli komunal ose bashkiak zhvillon mbledhjen e tij te pare jo me vone se 20 dite nga shpallja e rezultatit te zgjedhjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mbledhja e pare e keshillit thirret nga sekretari i keshillit komunal ose bashkiak. Ne mungese te tij nismen per thirrjen e mbledhjes se pare e merr prefekti thuhet ne kete nen. Kjo praktike eshte nenvizuar edhe nga anetari i KQZ-se Artan Lazaj i cili u shpreh se sipas ligjit te funksionit te qeverisjes vendore roli i Prefektit ne konstituimin e keshillave dhe kryetarit eshte i njohur. Ne fakt Kodi Zgjedhor e zgjidh kete ceshtje qarte. Sa i perket Tiranes duhet te them se shpallja e rezultatit ka qene sipas nje procedure ekstraligjore pasi perpunimi i tabelave dhe shumatorja nuk eshte bere sipas tabelave te ardhura nga KZAZ-te por duke futur duart dhe duke vleresuar flete te pavlefshme. Nese Tirana perben nje rast te vecante ne te gjitha etapat e tjera ligji eshte i perkufizuar qarte. Keshtu vete keshilli cakton nje komision mandatesh qe miraton mandatet e keshilltareve behet betimi dhe mandej sikunder thuhet ne piken 7 keshilli konstituohet pas vertetimit te mandateve te me shume se gjysmes se anetareve te tij. Per analogji neni 40 i te njejtit ligj trajton edhe mandatin e personave te zgjedhur per ate qe njihet si pushtet ekzekutiv ne kuader te pushtetit lokal qe eshte kryetari i komunes ose bashkise. Ky mandat eshte i lidhur me konstituimin e keshillit perkates te njesise vendore pasi sipas nenit ne fjale shpallja e vlefshmerise se mandatit te drejtuesit te njesise behet ne mbledhjen me te pare te keshillit komunal ose bashkiak. Nisur nga situata aktuale politike ligji parashikon serish nje rol te prefektit i cili paralelizon relativisht forcen vendimmarrese te keshillave. Ne rast se keshilli bashkiak ose komunal nuk mblidhet brenda 30 diteve nga data e shpalljes se rezultatit te zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prefekti organizon ceremonine e betimit te kryetarit te bashkise ose komunes ne mjedisin e bashkise ose komunes dhe ne pranine e banoreve te njesise perkatese thuhet ne piken 5 te nenit 40. Pavlefshmeria e mandateve dhe konstituimi i drejtuesve dhe perfaqesuesve te pushtetit vendor lidhet ngushte me shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve ne shkalle vendi. Si rruge praktike per te eliminuar keto vonesa KQZ dhe te zgjedhurit vendore por edhe ligji ne fjale kane sanksionuar te drejten e gjykatave qe kane nen juridiksion njesite respektive vendore qe te vertetojne mandatin e te zgjedhurve pasi keta te fundit te jene pajisur nga KQZ me nje vertetim qe sqaron se ndaj personit ne fjale ne raport me procesin elektoral nuk eshte regjistruar nje kerkese ankimore. Prej ketij momenti procedura eshte e njejte me ate te sipershkruar me ndryshimin se ketu anashkalohet lidhja kushtezuese me shpalljen e rezultatit ne rang vendi nga KQZ shpallje e cila mund te vonoje ne kohe.