Shqipëria nuk është si Greqia

Mendoni se Shqipëria do të përdorë ndonjëherë veton ndaj vendeve të tjera për anëtarësim në NATO, sikurse ndodhi me rastin e Greqisë ndaj Maqedonisë?
Shqipëria nuk është Greqia. Shqipëria ka qenë përherë miqësore në gjithë historinë e saj. Ne kemi pësuar nga të tjerët, por kurrë nuk i kemi bërë dëm ndonjë vendi tjetër. Kështu që, unë besoj se Shqipëria do të jetë vetëm mbështetëse në proceset e zgjerimit dhe integrimit të vendeve të tjera. Kush më mirë i përjeton këto procese emocionialisht, se sa vetë shqiptarët?
Zëdhënësja e NATO-s tha se këto vende mund të jenë anëtare që në vitin e ardhshëm, i cili përkon me 60 vjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut.
Samiti i ardhshëm do të mbahet në pranverën e ardhshme në Strasburg me një domethënie të veçantë. E kush nuk do të donte të bëhej vend anëtar i NATO-s në 60 vjetorin e saj, por ne, me shqiptarët, duhet të jemi realistë dhe të ndershëm e t’u themi çfarë bëhet dhe çfarë nuk mund të bëhet dhe në çfarë periudhe mund të bëhet.
Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë që Parlamenti i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë institucioni qendror, ashtu sikur ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe në reformat që do të vazhdojnë në fusha të ndryshme dhe në procesin e lobingut për mbështetjen në procesin e anëtarësimit.
Mendoni se Shqipëria do të përdorë ndonjëherë veton ndaj vendeve të tjera për anëtarësim në NATO, sikurse ndodhi me rastin e Greqisë ndaj Maqedonisë?
Shqipëria nuk është Greqia. Shqipëria ka qenë përherë miqësore në gjithë historinë e saj. Ne kemi pësuar nga të tjerët , por kurrë nuk i kemi bërë dëm ndonjë vendi tjetër.
Kështu që, unë besoj se Shqipëria do të jetë vetëm mbështetëse në proceset e zgjerimit dhe integrimit të vendeve të tjera. Kush më mirë i përjeton këto procese emocionialisht, se sa vetë shqiptarët ?
Cili është roli i Kuvendit të Shqipërisë në njohjen e Pavarësisë së Kosovës?
Në fakt, Kuvendi i Shqipërisë ashtu si Kryeministri i Shqipërisë kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve, por edhe prej 17 vjetësh. Kryeministri i Shqipërisë, në çdo takim që ka bërë me ndërkombëtarët, aq sa fliste për Shqipërinë aq fliste edhe për Kosovën. Sigurisht që, vitet e fundit përpjekjet kanë qenë shumë intensive dhe besoj se Kryeministri dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë pasur kontribut të madh, kontribut që besoj se do të vazhdojnë ta japin.
Janë depozituar disa propozime për ndryshime kushtetuese në Kuvend që kanë ngjallur debat. Cili është mendimi juaj për to?
Një gjë duhet të kemi të qartë. Reformat e mëdha dhe ky vend ka nevojë për reforma të mëdha që ju quani “detyra të shtëpisë”, gjithmonë ngjallin debate. Ndodh shpesh herë të keqkuptohen, ndonjëherë bien ndesh me interesat e x-sit apo ypsilonit. Ndaj reformat e mëdha, e përsëris shpesh, bëhen vetëm nga lidershipe të fuqishme, lidershipe të fortë që kanë kurajon për të kapërcyer vështirësitë, sepse reformat kërkojnë të ndryshojë tërësisht diçka që duhet parë në një vizion krejt tjetër për të ardhmen. Është e vërtetë që në Parlament janë depozituar disa propozime për ndryshime kushtetuese. Njëra prej të cilave kërkon ndryshim në sistemin zgjedhor, duke e projektuar në sistemin proporcional rajonal.
Pse proporcional rajonal, pse një zgjidhje e tillë?
Besoj se 3.5 milionë qytetarë shqiptarë nuk ia kanë borxh politikës për të pasur 15 parti në Kuvend. Në parlamente të vendeve me 40, 50 milion, apo më shumë banorë, ka më pak parti. Jo vetëm për shifrat e pajustifikueshme, por edhe për shkak të një anormaliteti që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, duke mos respektuar ndarjet bazë që bëhen mes mazhorancës dhe opozitës, ndarje që vjen si rezultat i asaj që qytetarët kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar në Parlament, për të krijuar një qeverisje stabël. Që Qeveria të mos bëhet pre e presioneve të grupeve të parave, të grupeve të presionit brenda dhe jashtë Parlamentit. Kur shqiptarët të besojnë një mandat, këtë mandat 4-vjeçar të kesh të drejtë ta ushtrosh deri në momentin e fundit, pa pasur frikën e partive që, për interesa që s’kanë asnjë lidhje me principet, vizionin dhe interesat e qytetarëve, mund të të fusin në spirale krizash që dëmtojnë vendin.