QSUT, 2-vjecari me ‘gojë ujku’, operohet me sukses
TIRANË- Operacioni i vështirë për eliminimin e defekteve të lindura në fytyrën e foshnjes 2-vjecare nga Shkodra ka rezultuar me sukses të plotë.
“Operacioni është kryer me sukses. Goxha rezultat i mirë, i cili do të shikohet edhe pas operacionit nëpërmjet fotove para dhe pas. Këto ndërhyrje bëhen kryesisht pas lindjes në moshën 3 deri 6 muajsh, ky fëmijë ka ardhur pas 2 vitesh për arsyet sociale që kishte. Janë intervente të vështira për tu kryer që në lindje. Në fillim bëhet buza, pastaj bëhet qiellza, rregullohen dhëmbët, mungesat e dhëmbëve”,- theksoi shefi i Kirurgjisë Maksilo-Faciale Prof. Ramazan Isufi.
Që në lindje, 2 vjet më parë fëmija është braktisur nga nëna e tij në Maternitetin e Shkodrës, ndërkohë që fakti se Romeo i vogël do i nënshtrohej një operacioni, ka bërë që ajo të rikthehej, sërish pranë tij. “Nuk kam cfarë të them”,- tha nëna e përlotur.
Duke parë varfërinë dhe skamjen ku jetonte familja rome, e cila për të mbijetuar lyp, një qytetare nga qyteti i Shkodrës me profesion psikologe ka ndërmarrë të gjitha hapat proceduriale që fëmija t'i nënshtrohej operacionit.
“Fëmilja lyp përditë aty ku unë punoj dhe është një rast tepër i vështirë. Atëherë mendova ti drejtohem mjekësisë. Sot jemi këtu për të operaruar fëmijën. Shpresoj me sukses”,- u shpreh psikologia Antonjeta Perro.
Çdo vit në spitalin ‘Nënë Tereza’ realizohen të paktën 35 deri në 40 operacione të fëmijëve në deformime në lindje.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: QSUT, 2-vjecari me ‘gojë ujku’, operohet me sukses