Francë, aktori Alen Delon i nënshtrohet operacionit në zemër
FRANCË- Aktori i mirënjohur francez Alen Delon i është nënshtruar një operacioni në zemër, i cili fatmirësisht ka rezultuar me sukses.
Delon u shtrua në spital në Paris të mërkurën pas problemeve që kishte me zemrën, ndërkohë pas operacionit zëdhënësi i 76-vjeçarit i ka thënë të përditshmes, “Le Parisien” se 'aktori ndjehet mirë dhe se kishte shkuar në spital për në një check-up rutinë'.
I lindur në vitin 1935, Delon është shfaqur në rreth 100 filma në pesë dekadat e kaluara dhe ka punuar me rejgisorët si Luçino Viskonti, Mikelangjelo Antonioni, Zhan-Pier Melvij, Zhozef Lozej dhe Zhan-Lyk Godard.
(el.me/BalkanWeb)