Si po dështon politika revizioniste e Moskës
Gazeta “ZP” analizon hapat e ndërmarrë nga Kremlini. Shqipëria komuniste denoncon përpjekjet uzurpuese
Tani udhëheqësit revizionistë sovjetikë përpiqen t’i mbushin mendjen botës se pas pesë vjet përpjekjesh e mundimesh të jashtëzakonshme ata arritën gjoja një sukses të madh, të mbledhin në Moskë konçilin më të dëshiruar revizionist dhe të detyrojnë shumicën e sundimtarëve të vegjël të partive pjesëmarrëse, kë me kërbaç e kë me rubla, që të këndojnë sipas avazit të tyre. Por gjëmimet e fanfarave dhe ditirambet e shtypit sovjetik nuk mund ta fshehin dot të vërtetën e hidhur se klika brezhenjeviane mori shumë pak për gjithë atë kapital që kishte shpenzuar në mbledhjen revizioniste. Ajo mbeti shumë prapa nga realizimi i qëllimeve që udhëheqësit revizionistë sovjetikë kërkonin të arrinin nëpërmjet saj. E parë në përgjithësi, mbledhja nuk arriti të bëhet një kor i pajisur i reklamimit të pakondicionalizuar të politikës shoviniste rusomadhe të social-imperialistëve sovjetikë. Preferenca e dukshme për ato që thuhen e ato që nuk thuhen midis fjalëve të Berzhenjevit dhe dokumentit sundimtar të mbledhjes, dëshmon se patriarkët revizionistë të Moskës mundën t’u imponojnë bashkë-sunduesve të tyre të gjitha tezat teknike dhe konceptet e veta politike. Premtimi i përpjekjeve të udhëheqësve të Kremlinit për të ruajtur vizionin ideologjik, politik e organizativ të frontit revizionist nën kontrollin dhe drejtimin e tyre doli krejt në evidencë. Dokumenti përfundimtar, me gjithë shkrimin e tij të theksuar antikomunist e kundërrevolucionar, nuk ka ngurruar të arnojë të gjitha shthurjet e humbjet e gardhit brenda të cilit udhëheqësit sovjetikë kërkojnë të mbajnë mbyllur kopenë revizioniste. Është fakt se paçavurja që nënshkruan krerët e regjur oportunistë e revizionistë po interpretohet tani në mënyra mjaft të ndryshme nga pjesëmarrësit e tij. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Ajo është pakt i kompromiseve e lëshimeve që kanë gjetur shprehjen në një grumbull formulimesh akrobate që kënaqin të gjithë dhe nuk aneksojnë njeri. I vetmi detyrim i qartë që ata morën vullnetarisht përsipër është intensifikimi i luftës kundër marksizëm-leninizmit, revolucionit e socializmit, besëlidhja për të sabotuar lëvizjen revolucionare e çlirimtare të popujve dhe për të shpejtuar vrapin e tyre drejt integrimit përfundimtar me borgjezinë. Përsa i përket çështjes së zgjedhjes se me cilin imperializëm do të lidhen, me atë Perëndimor apo me atë sovjetik, ata ja lanë vetes krejtësisht të lira. Tezat dhe qëndrimet që përmban i ashtuquajturi dokument kryesor i mbledhjes revizioniste, kanë për qëllim të shtrembërojnë në mënyrë të stërholluar mësimet e lavdishme të marksizëm-leninizmit mbi revolucionin e diktaturën revolucionare të klasës punëtore. Ai kërkon t’i japë një mbështetje teorike qëndrimit prej renegatësh, grevëthyesish e kapitullantësh të revizionistëve modernë ndaj problemeve të mëdha që kanë nxjerrë sot në plan të parë lufta revolucionare e klasës punëtore ndërkombëtare dhe betejat e mëdha antiimperialiste e çlirimtare të popujve në të gjitha kontinentet. Revizionistët kërkojnë me çdo kusht pajtimin klasor dhe tërhiqen me bisht në shalë përpara kërcënimeve dhe presioneve të borgjezisë. Me dokumentin e tyre ata i luten borgjezisë që tradhtisë së tyre t’u përgjigjet me disa koncesione, në mënyrë që të takohen në rrugë dhe të ruajnë së bashku sistemin e shfrytëzimit kapitalist, të shtypin proletariatin dhe të mënjanojnë revolucionin. Nuk nevojiten shumë përpjekje për të konstatuar faktin se në kartën revizioniste të Moskës bëhet fjalë jo për të luftuar imperializmin, por për të sabotuar këtë luftë, jo për të ndezur më tej flakët e revolucionit, po për t’i shuar ato. Tema e bujshme detyrat e luftës kundër imperializmit në etapën e tanishme dhe uniteti i veprimit i partive komuniste antiimperialiste, e zgjedhur me shumë mundim nga revizionistët sovjetikë, është një bllof i keq që nuk mbulon dot synimet kundërrevolucionare të tyre. Partitë politike, forcat e ndryshme shoqërore, vetë politika e shteteve, gjykohen e vlerësohen jo nga fjalët, jo nga deklaratat, por nga veprat, nga aksionet e tyre partiake. ǒtregojnë faktet? Thelbi i tërë luftës mes marksizëm-leninizmit e revizionimit ka qenë dhe është i lidhur me qëndrimin ndaj imperializmit, dhe sidomos ndaj imperializmit amerikan, armikut më të madh e më të egër të popujve të të gjithë botës.
Në numrin e së shtunës do të lexoni:
Ku ndryshon revizionizmi nga marksizëm-leninizmi dhe pikëpamjet e tyre për imperializmin
Si u zhvillua loja false e revizionistëve kundër imperializmit amerikan
Për më shumë na ndiqni në numrin e radhës
Shkrimi është botuar në gazetën “Zëri i popullit” më datë 12 korrik 1969
Titulli është redaksional
Përgatiti: Matilda Arapi
5 Prill 2008