Bashkia e Tiranes bllokon sheshin Skenderbej

Eumlshte bllokuar mesditen e djeshme qarkullimi i makinave per ne sheshin Skenderbej. Per te disaten here bashkia pa lajmeruar ka vene ne prove durimin e qytetareve duke vijuar punimet ne kete shesh. E trumbetuar per nisjen e fazes se dyte te punimeve dje ky institucion ka vene ne zbatim projektin per bllokimin e sheshit. Devijimi i ri trafikut ka corientuar drejtuesit e makinave te cilet jane gjetur perpara nje te papriture duke bere qe ne vetem pak ore trafiku te rikthehet ne qytet. Nderkohe qe kalimi nga rruga e sheshit lejohet vetem per transportin publik dhe ato qe sherbejne per pastrimin e qytetit. Keshtu mjetet qe do te vijne nga bulevardi Deshmoret e Kombit per te kaluar ne sheshin Skenderbej do te devijojne majtas dhe djathtas ne bulevardin Zhan dArk dhe Bajram Curri. Mjetet nuk do te kalojne me ne aksin midis Bankes se Shqiperise dhe selise se PS-se por do te qarkullojne duke ardhur rrumbullak ne krahun ku sot kalon rruga Myslim Shyri. Nga ana tjeter te gjitha mjetet qe sot kalojne ne krah te bashkise dhe xhamise do te kthehen djathtas duke marre rrugen Abdi Toptani qe kalon perpara Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve dhe del te monumenti i Partizanit te panjohur. Mjetet qe aktualisht kalojne perpara xhamise per te pershkuar sheshin do te kalojne ne aksin e hapur pas Pallatit te Kultures. Perjashtim nga e gjithe kjo skeme levizjeje do te bejne mjetet e transportit publik te cilat ne aksin veri ndash jug do te kene korridor te lire pasi do te mundesohet nje rruge posacerisht per kalimin e tyre.