E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini, mall për fitoret elektorale me çertifikata

Deputetët e Partisë Socialiste janë urdhëruar të shtyjnë sa të munden ngritjen e komisionit të posaçëm, që do të monitorojë procesin zgjedhor, duke synuar rikthimin tek koha e çertifikatave, mekanizëm që ka mbajtur në këmbë makinën shpërdoruese të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Konferenca e Kryetarëve dje s’mori dot vendim, për shkak, se në mënyrë të paarsyeshme, Edvini po kërkon të fitojë të drejtën e bllokimit të procesit zgjedhor

TIRANE - Konferenca e Kryetareve në mbledhjen e saj të parë, ka ndeshur në kontestimin e socialistëve, të cilët nuk kanë qenë dakord për ngritjen e komisionit të posaçëm “ad hoc”, i cili do të monitoroje përgatitjen e procesit zgjedhor.
Konferenca e Kryetarëve që është mbledhur ditën e djeshme për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar që do të monitorojë procesin zgjedhor duket se nuk ka arritur të gjejë konsensusin  e nevojshëm për të filluar nga puna në zgjedhjen e anëtarëve që do të përbënin këtë komision.
Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, dhe pas më shumë se një ore debat me dyer të mbyllura, përfaqësuesit mazhorancës dhe opozitës nuk kanë rënë dakord për formatin e këtij komisioni.
Numri i anëtarëve të këtij komisioni mbetet ende i diskutueshëm, megjithëse deri më tani janë propozuar 7 anëtarë, ku ndër to, 4 anëtarë nga Partia Demokratike dhe 3 anëtarë nga Partia Socialiste. Edhe pse mazhoranca iu përgjigj kërkesës së opozitës për ngritjen e këtij komisioni, janë sërish vetë socialistët që nuk kanë pranuar propozimin e demokratëve që komisioni të drejtohet nga dy bashkëkryetarë.
Pretendimet e socialistëve shkojnë deri aty sa të mohojnë të drejtën e mazhorancës të përfaqësohet me një bashkëkryetar duke qenë se qeveria drejtohet nga Partia Demokratike. Drejtuesit e Partisë Socialiste, të pranishëm në konferencë, ishin urdhëruar të shtynin sa të mundeshin ngritjen e komisionit të posaçëm, që do të monitorojë procesin zgjedhor, duke synuar rikthimin tek koha e çertifikatave, mekanizëm që ka mbajtur në këmbë makinën shpërdoruese të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Përfundimisht, Konferenca e Kryetarëve dje s’mori dot vendim, për shkak, se në mënyrë të paarsyeshme, Edvini po kërkon të fitojë të drejtën e bllokimit të procesit zgjedhor, megjithatë, duket se pozicione të tilla nuk do të mund të mbahen gjatë, pa shmangur demaskimin total para zgjedhësve. Sjellje të tilla të paarsyeshme qenë vënë re edhe para zgjedhjeve vendore të 2007-s dhe vonesat e pafundme favorizuan disi shkeljen e standardeve zgjedhore në kryeqytet, çka edhe lehtësoi fitoren elektorale të Edi Ramës. Lidhur me këtë pretendim të socialistëve ka reaguar edhe Kryetari i Grupit Kuvendor të PD-së, Astrit Patozi, i cili ka theksuar se “Se mazhoranca, si çdo grupim tjetër parlamentar ka te drejtë të ushtrojë kontrollin e saj mbi qeverinë, veçanërisht për procesin zgjedhor”, gjë që sipas Patozit është ushtruar në praktikën parlamentare gjatë këtyre viteve, ku komisionet e posaçme janë drejtuar me bashkëkryetarë nga mazhoranca dhe opozita, dhe ky rast, sipas Patozit nuk duhet të bëjë përjashtim. Në të njëjtën kohë kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, u ka kërkuar palëve të nisin bisedimet për gjetjen e konsensusit, në mënyrë që komisioni i posaçëm për monitorimin e përgatitjes së procesit zgjedhor të nisë sa më shpejt funksionimin dhe të ketë mbështetjen e të gjitha palëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›