Zyrtare/ Rrudho transferohet te Skafati

Sulmuesi shqiptar Xhulian Rrudho është transferuar në Serinë C2 italiane te skuadra e Skafatit. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë futbollisti nga Divjaka gjatë një interviste për "ORA SPORT". "Pranova ofertën e këtij klubi", -tha nga Italia, Rrudho, kartoni i të cilit ndodhet te Kievo.
Rrudho në përfundim të sezonit do të bashkohet me klubin veronez, në pronësi të së cilit ndodhet edhe Erion Bogdani.
Drejtuesi i klubit të njohur italian, që tashmë militon në Serinë B, Sartori, pohoi se në qershor futbollisti shqiptar do të rikthehet në Verona.