Premier League, Totenhemi shkatërron Çelsin

www.albania-sport.com - Totenhemi mposhti 2-1 Çelsin në një ndeshje dramatike në “Uajt Hart Line”, duke hapur sërish betejën për titulli midis formacionit të Karlo Ançelotit dhe Mançester Junaitid, teksa diferenca midis kryesuesve është vetëm një pikë. Zhermen Defeo realizoi golin e parë me penallti (15’) pas një prekje të topit me dorë nga ana e kapitenit të Çelsit, Xhon Terri i ndëshkuar më pas edh me karton e dytë të verdhë e rrjedhimisht të kuq në minutën e 67-të, kur rezultati kishte shkuar 2-0. Bale në të 44’ (asist i Pavliçenkos) çoi shifrat në 2-0 përpara se Frenk Lampard të shkurtonte diferencën në minutën e 90-të. Humbja komplikon jo pak pozitat e Çelsit, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje nga përfundimi i Premier Ligës.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili