E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Premier Liga, me kontratë “faraonike”

Klubet e Premier Ligës Angleze pritet të përfitojnë edhe më tepër të ardhura, pas sigurimit të një kontrate ndërkombëtare, që i bën kontratat aktuale të duken të papërfillshme. Kjo pasi të ardhurat televizive të nivelit më prestigjioz të futbollit anglez përllogariten, për herë të parë, të kapërcejnë shifrën e 10 miliardë stërlinave pas kësaj marrëveshjeje. Për rrjedhojë, klubet e saj pritet të shijojnë shuma të konsiderueshme dhe mjafton të përmendet fakti se edhe skuadra që do të renditet e fundit në mbyllje të sezonit, pritet të fitojë mbi 100 milionë stërlina.

Kjo marrëveshje e re hynb në fuqi vitin që vjen, pas një ankandi të luftuar fort për të drejtast televizive në kontinentin amerikan dhe anembanë botës. Krerët ekzekutivë të 20 klubeve u takuan për këtë qëllim gjatë kësaj jave në një hotel në Londër, teksa u mësua lajmi se një treg gjithnjë e në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte kontribuuar në rritje të ndjeshme në të ardhurat televizive. Kështu, Mançester Siti do të fitonte edhe më tepër para nëse do të fitonte titullin “kampion” vitin që vjen.

Kjo rritje prej 1.2 miliardë stërlina e çon nga 4.1 në 5.3 miliardë vlerën e kontratës së re, që i shtohet kontratës aktuale prej 5.1 miliardësh. Dhe me 120 milionë stërlina shtesë nga marrëveshjet e reklamave dhe sponsorizimeve, shifra e përgjithshme e të ardhuruve që përfiton Premier Liga shkon në 10.5 miliardë stërlina, një rekord ky më vete.

Për këtë arsye, kushdo që e mbyll në vendin e fundit të renditjes do të përfitojë 106 milionë stërlina, nga 98 milionë që përfiton hëpërhë. Kampionia e re do të përfitojë 176 milionë stërlina, 11 milioë në tepër se ç’përfiton tani, ndërsa të 20 klubet së bashku do të ndajnë së bashku 1.6 miliardë stërlina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›