Premiera e Karavaxhos ne TKOB

Humanizmi dhe gjeniu i barokut “Karavaxho” është shpalosur të shtunën në mbrëmje në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nëpërmjet gjuhës koreografike të italianit Toni Kandeloro. Premiera fitoi duartrikitje të shumta të publikut dhe solli në këtë skenë një balet modern bazuar në jetën dhe frymëzimet e piktorit të madh që jetoi katër shekuj më parë.
Korahas trupës së baletit, solistë të këtij baleti ishin Toni Kandeloro, Enada Hoxha e Gerdi Vaso. Në trupë morën pjesë edhe balerinë nga teatri i Pulias si shkak i bashkëpunimit 5 vjecar me Teatrin shqiptar të Operas.
Baleti nuk ishte rrëfim kronologjik i jetës së Karavaxhos, por një pasqyrë e madhështisë së artistit, shpirtit të tij dhe dhe muznizmit. Nëpërmjet lëvizjeve dhe gjuhës së trupit, por edhe videoprojektorit Kandeloro zgjodhi të shpreh madhështinë e piktorit dhe nga ana tjetër firikën e shoqërisë dhe zilinë ndaj tij. Baleti ishte bazuar në një koreografi moderne pa lënë mënjanë bazën klasike. “Karavaxho” do të shfaqet edhe për dy netë në skenën e Teatrit te operas.
Aurela Papadhima