Shoqata e Prokurorëve: Pse jemi kundër ligjit "Antimafie"
Shoqata Kombëtare e Prokurorëve në Shqipëri jep "alarmin" se ligji "i ri "Antimafie" i kaluar në Parlament shkel hapur Kushtetutën dhe mund të shërbejë si mjet presioni ndaj çdo personi dhe biznesi, i cili nuk justifikon edhe përkohësisht fitimet që mund të realizojë. Pelivan Malaj, kryetari i shoqatës, njëkohësisht prokuror në Apelin e Vlorës, në një intervistë për gazetën "Shqip" deklaron se projektligji në fjalë ka shumë mangësi dhe paqartësi, pasi në të nuk përcaktohet nëse pasuria e një personi a biznesi është rezultat i një veprimtarie të paligjshme. "Termi ‘i paligjshëm‘ është aq i gjerë sa boll të ekzistojë një mosmarrëveshje me organin tatimor apo atë të doganave, mosmarrëveshje kjo e karakterit administrativ, e cila mund të shërbejë si shkak për veprimin e ligjit në fjalë, pavarësisht se ajo mund të zgjidhet në rrugët e përcaktuara rigorozisht sipas ligjit përkatës", deklaron Malaj. Më tej thotë se fjalët shumëkuptimëshe në draft, nisur edhe nga detyrimet që ka organi i akuzës në zbatim të këtij ligji, mund të lindte rreziku që ky organ të vihej në një punë jashtë detyrave kushtetuese, si dhe përcaktimeve ligjore që ka sipas Kodit të Procedurës Penale dhe ligjit organik. Kreu i shoqatës shton se një tjetër paqartësi në këtë ligj është edhe fusha e zbatimit të ligjit, pasi në draftin e dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë në Parlament thuhet se fusha do të zgjerohej edhe për vepra të tilla që nuk janë në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda. "Atëherë lind pyetja se si mund të jetë kompetente kjo gjykatë për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit pranë kësaj gjykate për konfiskimin e pasurisë të të dyshuarit për këto vepra?", shton Malaj, duke pohuar se për rregullimin e këtyre problemeve që mund të hasen duhet të thirren grupet e interesit, siç është Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, por edhe një përfaqësi nga Shoqata Kombëtare e Prokurorëve, të cilët mund të ndihmojnë ligjvënësit shqiptarë që të miratojnë një ligj brenda normave kushtetuese, duke mos shkelur hapur të drejtat e njeriut.
Ministria e Drejtësisë ka dërguar në Parlament ligjin e ri "Antimafie", i cili merret me sekuestrimin e pasurive të jashtëligjshme. A janë të domosdoshme këto ndryshime? A ka boshllëqe të tjera në ligjin ekzistues që duhen riparuar?
Ndryshimi i parë është shtesa e nenit 2/2, "Përkufizime", ku në paragrafin e dytë përcaktohet se: "Person i dyshuar", është, pavarësisht koncepteve të përdorura në Kodin e Procedurës Penale, personi i dyshuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar, pavarësisht faktit nëse ndaj tij nuk ka filluar, ka filluar, vazhdon ose ka përfunduar një procedim penal dhe që zotëron pasuri si rezultat i veprimtarive të paligjshme. Ky ndryshim shpreh qëndrimin dy standardesh të legjislacionit, qëndrim ky krejtësisht i papranueshëm në një shoqëri demokratike. Nuk mund të ketë dy kuptime të personit të dyshuar në ligje që janë në funksion të njëri-tjetrit si Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale dhe ligjit në fjalë. Kështu që termat "pavarësisht koncepteve të përdorura në Kodin e Procedurës Penale" përbëjnë një tentativë të rrezikshme që i hap udhë arbitraritetit në këto lloj procedimesh. Nëse kanë ndonjë kuptim tjetër veç atij të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale, atëherë hartuesit e këtij projektligji duhet të bëjnë transparencën e këtij kuptimi. Po ajo që mund të thuhet në këtë rast është se konceptet ligjore nuk mund të ndryshohen sipas interesave të një ligji.
Ju po thoni se ka dy standarde. Ndërkohë që në projektligj thuhet se sekuestrohet pasuria edhe pa filluar procedimi penal...
Në të njëjtën udhë të dy standardeve ecin edhe përcaktimet në rreshtin e mëposhtëm të këtij paragrafi kur bëhet fjalë për: Personi i dyshuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar, pavarësisht faktit nëse ndaj tij nuk ka filluar, ka filluar, vazhdon ose ka përfunduar një procedim penal dhe që zotëron pasuri si rezultat i veprimtarive të paligjshme. Nëse nuk ka filluar apo është pushuar një procedim penal, atëherë si dhe kush do ta përcaktojë që pasuria e një personi është rezultat i një veprimtarie të paligjshme. Termi "i paligjshëm" është aq i gjerë sa boll të ekzistojë një mosmarrëveshje me organin tatimor apo atë të doganave, mosmarrëveshje kjo e karakterit administrativ, e cila mund të shërbejë si shkak për veprimin e ligjit në fjalë, pavarësisht se ajo mund të zgjidhet në rrugët e përcaktuara rigorozisht sipas ligjit përkatës. Me të drejtë lind pyetja se çfarë parametrash, qoftë këta edhe ligjorë, do të shërbejnë si njësi matëse për të justifikuar një kërkesë për konfiskim të pasurisë për ta konsideruar veprimtarinë të ligjshme apo të paligjshme kur nuk ka ndonjë procedim penal, për më tepër që ligji në fjalë ka dalë në funksion të parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar.
Në një nga nenet më të debatuara të këtij projektligji, por që po rishikohet, thuhet se drejtësia mund të hetojë dhe verifikojë një person që ka "standard jetese", megjithëse ndaj tij nuk ka asnjë procedim penal. A përbën kjo një shkelje për të drejtat e njeriut dhe mund të sjellë abuzim të institucioneve të drejtësisë ndaj qytetarëve të thjeshtë?
Formën më të plotë këto ndryshime të ligjit e marrin në paragrafin e tretë të nenit 2/2 ku përcaktohet se: "Standard i pajustifikuar jetese" është niveli ekonomik i një personi, i cili zotëron pasuri apo të ardhura që nuk i përgjigjen dukshëm të njëjtit nivel me të ardhurat, fitimet apo veprimtaritë e ligjshme që kryhen. Përveç termave subjektivë si "dukshëm", i gjithë ky paragraf i përshtatur edhe në terrenin shqiptar do të shërbente si mjet presioni ndaj çdo personi a biznesi që, sipas përcaktimeve të mësipërme, nuk justifikon edhe përkohësisht fitimet që mund të realizojë ndoshta për shkak të shmangieve të ndryshme fiskale apo të tjera si këto, por që kurrsesi nuk janë pjesë e krimit të organizuar, të cilit i shërben ky ligj. Pre e këtyre përcaktimeve të përgjithshme në ligj do të binte çdo shtetas apo biznes që sipas vlerësimit subjektiv, jo vetëm të organit të akuzës, por "edhe të çdo subjekti tjetër shtetëror kur një e drejtë e tillë i jepet me ligj të veçantë" (përcaktim ky që bëhet në paragrafin e tretë të shtuar të nenit 5 të ligjit).
Pra shkelen ligjet themelore të shtetit?
Për shkak të këtyre përcaktimeve dyformëshe apo shumëkuptimëshe, nisur edhe nga detyrimet që ka organi i akuzës në zbatim të këtij ligji, mund të lindte rreziku që ky organ të vihej në një punë jashtë detyrave kushtetuese, si dhe përcaktimeve ligjore që ka sipas Kodit të Procedurës Penale dhe ligjit organik. Siç vihet re lehtësisht thelbin e ndryshimeve në ligj e përbëjnë ato të nenit 2 ku përfshihet më pas edhe neni 2/3, i cili është në vazhdën e paragrafit të dytë të nenit 2/2. Posaçërisht në nenin 2/3 përcaktohet se: Masa parandaluese vendoset nga gjykata në një procedim gjyqësor ndaj pasurisë së personave të dyshuar, kur: ndaj tij nuk ka filluar një procedim penal që ka lidhje me pasuritë ndaj të cilave vepron ky ligj; ndaj tij ka filluar një procedim penal: ndaj tij ka përfunduar një procedim penal. Në procedimin për vendosjen e masës parandaluese, gjykata respekton parimet e një procesi të rregullt ligjor dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut. Ndonëse në këtë nen është edhe ky paragraf i fundit, duket sikur ky paragraf është vënë "për të marrë me të mirë" paligjshmëritë sidomos të pikës 1, germat "a" dhe "c". Ky paragraf më kujton një histori shumë të hershme të fëmijërisë sime kur një bashkëmoshatari im kishte në dorë disa tufa me rigon dhe bërtiste "hajde rigon, kush do rigon, nuk e gjeta në kazan të plehrave". Të gjithë ne e merrnim vesh që ai në kazan e kishte gjetur. Me këtë rast nuk dua të përsëris edhe një herë ato argumente të dy standardeve të përdorura në këtë ligj, të cilat i përmenda më sipër.
Në draftin e hartuar nga Ministria e Drejtësisë, në ligj janë shtuar edhe disa vepra penale, krahas atyre të organizatave kriminale që bëhen objekt i ligjit "Antimafie". Si mund të sekuestrohet pasuria e individëve apo personave që nuk merren me "krim të organizuar"?
Kjo pyetje shtrohet më tepër po të kemi parasysh edhe ndryshimin tjetër të propozuar në nenin 3, pika "d" ku përcaktohet se: "Dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personave mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm, për: d) Kryerjen e krimeve për qëllime të fitimit të pasurive të paligjshme të parashikuara në nenet 114/a, 244, 245/1, 259, 260, 312, 319/a dhe 287. Nëse fusha e zbatimit të ligjit do të zgjerohej edhe për vepra të tilla që nuk janë në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda atëherë lind pyetja se si mund të jetë kompetente kjo gjykatë për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit pranë kësaj gjykate për konfiskimin e pasurisë të të dyshuarit për këto vepra. Në shkrimin e tij të para disa ditëve në gazetën "Shqip", kryetari i Dhomës së Avokatëve në Tiranë, z.Fatmir Braka, në mënyrë analitike rreshton një sërë mospërputhjesh dhe kundërshti të ndryshimeve të propozuara të ligjit me ligjet e tjera organike, por edhe Kodin e Procedurës Civile e Penale e sidomos të parimeve kushtetuese në funksion të mbrojtjes së lirive e të drejtave të njeriut. Kjo më obligon që të mos bie në përsëritje të atyre argumenteve që shprehin qartë një tentativë ligjore për shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut të ndeshura me bollëk në këtë projektligj.