Premiera shqiptare e Aleksandër Vezulit dhe koreanes Song Se Jim, në Akademinë e Arteve

Tiranë, 21 janar
NOA - Orkestra e RTSH-së do të rinisë koncertet e sezonit 2010, sot në mbrëmje
ora 19.00, në Akademinë e Arteve me koncertin e pianistes koreane Song Se Jim.
Në këtë mbrëmje Se Jin do të interpretojë pjesët: Koncert për piano nr 5,
opera 33 nga Bethoven, Simfonia nr 2, op.43 Sibelius dhe premierën shqiptare
të kompozitorit Aleksandër Vezuli Vallja shqiptare nr.1 për Simfoni dhe
Orkestër.
Dirigjent i koncertit Jetmir Barbullushi, ndërsa udhëheqës artistik është Oleg
Arapi.
Koncerti i
mbrëmjes do të bashkojë sot tingujt shqiptarë dhe ato të klasikëve në një
interpretim nga koreania Song Se Jim. Kompozitori Aleksander Vezuli, i cili
vjen në këtë koncert me premierën shqiptare Vallja shqiptare nr 1 për Simfoni
dhe Orkestër nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka shkruar rreth 9
vepra klasike midis të cilave Vallet Shqiptare Nr.1, Nr.2, Rapsodinë Shqiptare
etj. Është pranuar si anëtar kompozitor në Shoqatën Belge (SABAM ) dhe atë
Amerikane (ASCAP në vitin 1998).
Në vitin 2002 në
Televizionin Kombëtar të Belgjikës
transmetohet muzika Elefanti tek dentisti. Në vitin 2003, Chamber
Symphony Players of the Berkshires luajti në skenë ( në Hudson, Neë York),
Albanian Dance No.1 & No.2, riorkestruar nga autori për orkestër dhome.
Këtë aktivitet e pasqyroi gazeta Troy e New York-ut.
Vazhdon të jetojë
dhe të punojë në New York.
Koreania Son Se
Jin lindi në Seul të Koresë së Jugut në vitin 1981. Filloi të luajë në piano që
në moshën 5- vjeçare. Në vitin 1992 vazhdoi studimet në Shkollën Qendrore
Muzikore pranë Konservatorit Tchaikovsky të Moskës. Pas mbarimit të shkollës,
Song Se Jin vazhdon studimet në Konservatorin Tchaikovsky të Moskës. Pas
mbarimit të konservatorit, kryen edhe Master-in pranë këtij konservatori. Eshtë
laureate e çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Ka luajtur dhe vazhdon të luajë
me sukses të madh koncerte në vende të
ndryshme të botës si: Rusi ( në veçanti në Moskë), ne SH.B.A. në Francë,
Gjermani, Angli, Spanjë, në Korenë e Jugut etj. Duke filluar nga viti 2007 Song
Se Jin është anëtare e përhereshme e jurisë të konkursit të muzikës sllave në
Moskë.
Aktualisht jep mësim
në Universitetet Pai Tcai dhe Nazaret, si dhe në Shkollën e Lartë të Artit
në Seul të Koresë së Jugut.
m.s/NOA