Premierat për mall të animacionit
Pothuaj asnjëherë nuk kanë patur premierë në kinema filmat e animuar. Së pari për vetë natyrën e filmit dhe së dyti për politikën e vakët promocinale që ndjek Qendra Kombëtare Kinematografike. Kjo e fundit, ka mbështetur më në fund shfaqjen premierë të disa filmave të regjisorëve shqiptarë të cilër projektohen sonte në mbrëmje në orën 19.00 në Kinema Millenium. Janë: "Butterfly" i Stefan Taçit, "Cunami" i Shaqir Veselit, "Divi dhe gjahtari" i Artan Makut, "Lunatizëm" i autorëve E. Vogli, E. Destani dhe R. Milla, "Dy autorë, një personazh, një figurante" i Artur Dautit dhe "Bishtprerat" i Gjin Varfit.
Është gjë po aq e rrallë që organizatori i premierës "Maku Production" ka marrë mundimin dhe ka bërë ftesa dhe një fletëpalosje me të dhëna për filmat dhe autorët e tyre.