Real Madridi kërkon Vuçiniç e Drogba
"Do të jenë një ose dy përforcimet në janar". Këtë e ka thënë Predrag Mijatoviç. Pas konfirmimit të Shusterit, Real Madrid hidhet në merkato, në kërkim të zëvendësuesit të Van Nistelroit. Vuçiniç ka ekzaltuar publikun në Bernabeu vitin e kaluar në Champions dhe tashmë emri i tij kthehet në modë në Madrid. Sipas "Marça"-s, sulmuesi i Romës është në "listën nëntëshe", si një përforcim i mundshëm për 20 milionë euro. Në këtë listë është edhe Drogba i Çelsit, i shumëkërkuar edhe gjatë merkatos së verës.