Premtimet evoluimi i platformave politike nga zgjedhjet ne zgjedhje
Programi i ri socialist eshte ndoshta kuadri i dyte premtues i selise roze ndaj opinionit publik shqiptar. Dhe ngjashmerite edhe kesaj radhe nuk mungojne. Keshtu ne vitin 1997 ne nje fushate te pazakonte elektorale drejtuesit socialiste te asaj kohe me ne krye Fatos Nanon do ti premtonin shqiptareve 200 mije vende te reja pune por edhe rikthimin e parave te humbura ne skemat piramidale. Sikunder u provua gjeresisht cdo gje ndoshta u vu ne vijen e normalitetit por keto dy elemente sugjestionues per elektoratin mbeten perhere ne sirtar. Kur kane kaluar dicka me shume se 14 vjet PS-ja vjen para opinionit me premtimin e 300 mije vendeve te reja te punes me premtimin e uljes se TVSh-se per mallrat baze ushqimore por edhe vendosjen e nje takse progresive. Ne nje plan krahasues mbetet thuajse e njejta gje cka tradhton deri-diku te njejtin vizion por edhe te njejten imagjinate elektorale edhe pse ne garen me te afert vetem per Tiranen kundershtari direkt i Rames Lulzim Basha premtoi 30 mije vende pune.