Premtimi i Bashes ertifikata pronesie per qytetaret

Dhënia e çertifikatave të pronësisë ka qenë premtimi më i fundit i bërë nga kandidati për kreun e Tiranës, Lulzim Basha. Gjatë një takimi me disa qindra banorë trë njësisë numër 5, Lulzim Basha ka prezantuar dhe Erisa Xhixhon si kandidate për kryetare të kësaj njësie.
“Përpos vendosmërisë time për të hipotekuar dhe kthyer në kapitale në duart tuaja banesat ku jetoni, unë po kështu jam i vendosur jo të zmbraps, por të rikrijoj bashkë me ju, hapësirat e gjelbërta që sot mungojnë. Hapi i parë është hedhur, me kthimin e një hapësire të projektuar për t’u betonizuar, hapësirës të ish-klubit sportiv Dinamo. Jam krenar që pata mundësinë ta bëj këtë për sportin, për lagjen tuaj, për Tiranën”- tha Basha.
Përmirësimi i infrastrukturës, trafikut dhe pastërtisë së ajrit do të arrihen nëpërmjet ndërtimi të Unazës së Madhe, investim që sipas Bashës do të realizohet brenda mandatit të tij të parë.
“Do të ofrojmë një përqasje të re qeverisëse, një bashki dhe një kryetar bashkie të llojit të ri, me zemër për qytetin dhe qytetarët. Konflikti politik nuk është rruga e zgjidhjes, aq më pak rruga e vetme për qytetin tonë. Ne kemi vendosur së bashku një pakt zemrash, Tirana jonë është e para! Ju jeni të parët”- përfundoi Basha.
Kandidati kryesor përballë Edi Ramës ka premtuar asfaltim dhe hapësira të gjelbra në çdo lagje.
Florian Papadhimitri