Siguria e ilaceve pulle e re per te shmangur abuzimet
Shumë shpejt do të fillojë zbatimi i sistemit të pullës dyfishe te barnat. Autoritetet e Shëndetsisë thonë se në sajë të kësaj nisme, do të intesifikohen kontrrollet, duke shmangur kështu abuzimet që bëhen me barnat, në veçanti me ato të rimbursueshme.
Është një pullë e cila njëkohësisht vendoset në kutinë e medikamentit, dhe kur ky i fundit blihet hiqet njëra pjesë e pullës dhe vendoset te receta me rimbursim, në mënyrë që të rritet transparenca, të minimizohen abuzimet, të luftohet korrupsioni dhe mundësisht të rrisim kënaqësinë e pacientit ndaj shërbimit shëndetsor. Jo më larg se dy apo tre muaj ajo do të jetë një realitet i prekshëm nga komuniteti, pacienti”- tha Pëllumb Pipero , drejtor i Politikave, në ministrinë e Shëndetsisë.
Projektligji për futjen e pullës dyfishe shkatoi jo pak debate në parlament mes opozitës dhe maxhorancës, por pavarësisht kontestimeve të opozitës, drafti mori votat e maxhorancës, pasi sipas saj futja e pullës dyfishe do të identifikojë më lehtë prejardhjen e barit nga prodhuesi tek pacienti, por do të luftojë edhe kontrabandën që behët me ilaçet.
Edlira Sulejmani