Premtimi i presidentit Fushaj: Sezonin tjetër, Vllaznia do luftojë për titullin
Edhe pse është trofeu i dytë për nga rëndësia në vend, triumfi i Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë ka bërë që skuadra të cilësohet heroike. Shkodranët nuk fitonin një kupë që prej sezonit 2000/‘01, periudhë kur u shpallën kampionë, pikërisht nën drejtimin e teknikut Dervish Haxhiosmanoviç. Në "Ruzhdi Bizhuta", Kupa iu dorëzua kapitenit të kuqebluve Armir Grima nga Presidenti Bamir Topi. Ndërkohë, vetëm pak minuta pas festës, skuadra ka udhëtuar drejt kryeqytetit, ku është pritur nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Deputetja shkodrane ka preferuar të përgëzohej me skuadrën, përpara se ajo të udhëtonte drejt Shkodrës për të festuar në sheshin kryesor të qytetit me tifozët.
Pas 90 minutave, ku skuadra e Haxhiosmanoviç ka fituar bindshëm me lojë dhe rezultat përballë Tiranës, presidenti Valter Fushaj është shprehur tejet i gëzuar. Ai ka premtuar se Kupa e Shqipërisë është një fillim i ri për Vllazninë, që sezonin e ardhshëm pretendon titullin kampion. "Jam shumë i lumtur, shumë i gëzuar", ka thënë ai, vetëm pak çaste pas fërshëllimës finale të gjyqtarit gjerman, Babak Rafati. "Ky është një trofe shumë i rëndësishëm për klubin. Skuadra bëri një paraqitje shumë të mirë në këtë finale, duke fituar trofeun që i mungonte prej 21 vjetësh. Ky rezultat është një dritë jeshile, që gjithçka në të ardhmen të jetë edhe më e mirë. Sezonin tjetër Vllaznia do të pretendojë për fitimin e titullit kampion". Mes delirit për kupën e fituar dhe festës me tifozët, të emocionuar janë shprehur edhe protagonistët në fushën e lojës. Mbrojtësi Admir Teli ka theksuar se me këtë arritje, skuadra aktuale ka shkruar një pjesë të historisë së lavdishme të klubit kuqeblu: "Si të gjithë në skuadër, edhe unë jam shumë i lumtur. Jo vetëm se kjo është një arritje e rëndësishme në aspektin profesional, por edhe sepse u bëmë pjesë e historisë së Vllaznisë, duke e rikthyer Kupën e Shqipërisë pas 21 viteve në Shkodër". Kapiteni Grima ia ka dedikuar trofeun të gjithë tifozëve të shumtë që ndoqën skuadrën në Elbasan, por edhe të gjithë qytetit. Ndërkohë, ai nuk ka harruar një dedikim special "për dy vajzat e mia, që sot (dje) ishin të pranishme në stadium". "Gardiani" nuk ka harruar të theksojë se Kupa i mungonte shumë Shkodrës.