Premtimi nga Prifti Pagat e punëtorëve të ARMO-s, brenda dy javësh Brenda dy javësh ish-punonjësit e ARMO-s të larguar nga puna do të marrin një përgjigje për problemin e tyre. Premtimi vjen nga mini
25/09/2009 Premtimi nga Prifti
Brenda dy javësh ish-punonjësit e ARMO-s të larguar nga puna do të marrin një përgjigje për problemin e tyre. Premtimi vjen nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i cili zhvilloi një takim me një grup përfaqësues të ish-punonjësve të larguar nga puna pas privatizimit të shoqërisë një vit më parë. Në emër të rreth 700 ish-punonjësve ata parashtruan shqetësimin e mospagesës së pagës së disa muajve dhe vjetërsisë në punë, detyrim ky i përcaktuar në marrëveshjen për privatizimin e shoqërisë dhe vendimet e Këshillit të Ministrave. Ata kërkuan ndërhyrjen pranë pronarëve të shoqërisë ARMO duke shprehur besimin e plotë në zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështjeje. Ministri Prifti kërkoi nga stafi përgjegjës i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës informacion mbi detyrimet midis palëve në kontratën e privatizimit dhe u premtoi përfaqësuesve të ish-punonjësve se do të kenë një përgjigje për këtë çështje brenda dy javëve.