Nano: “Jo bojkotit” në fletët e votimit
25/09/2009 Ish-kryetari socialist lëshon mesazhe për anëtarësinë dy ditë para votimeve
“Humbësi kryesor është PS-ja dhe përgjegjësitë janë hierarkike”
“Bojkoti është një aventurë e dështuar”, - ky ishte mesazhi i lëshuar dje për lidershipin aktual të Partisë Socialiste nga ish-kryetari i saj Fatos Nano. Në një intervistë televizive, pikërisht dy ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve për kreun e ri të PS-së, ish-lideri Nano nuk ngurroi të ironizonte një garë të tillë, jo vetëm për nga përgatitja, por dhe nga përfaqësimi i tij. Madje, për ta bërë këtë më të qartë, Nano zgjodhi që përmes një gjuhe të zgjedhur të lëshojë një thirrje për të gjithë anëtarësinë e PS-së lidhur me zgjedhjen e kreut të ri, por dhe vendimin e marrë për të bojkotuar Kuvendin. “Thirrja ime për të gjithë socialistët është kjo: mbi fletët e lakrorit që ka gatuar Rama të shënojnë me germa të mëdha ‘JO BOJKOTIT’, pasi unë jam i bindur se ata kanë guximin dhe kurajën për ta bërë këtë gjë”, - vuri në dukje Nano lidhur me një çështje të tillë. Sipas tij, nuk është koha për farsa elektorale, ku të thirret anëtarësia për të vepruar sipas parimit “çdo anëtar një votë për bashkinë”. Ndërkohë, referuar zgjedhjeve të 28 qershorit, ish-kryetari socialist e konsideroi zyrtarisht të humbur PS-në, dhe kjo tashmë për shkak të lidershipit aktual të saj. “Nuk ka vend për lojëra fjalësh, opozita humbi, pati atë rezultat që pritej, pra një gjysmëfitore e koalicionit kryesor dhe një koalicion me i gjerë sesa ai tradicional, që u kurorëzua me marrëveshjen Meta-Berisha. Humbësi kryesor është PS-ja dhe përgjegjësitë janë hierarkike, politike, e lidhur me vijën udhëheqëse dhe organizimin, që Rama në krye të PS-së prej katër vjetësh i imponoi opozitës”, - u shpreh Nano. Nga ana tjetër, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ardhura nga linja zyrtare e PS-së, Nano i cilësoi si të pavend dhe krejtësisht të gabuar qëndrimin e PS-së për të bojkotuar Kuvendin e ri të dalë prej këtyre zgjedhjeve. “Fakti që nuk ka prova për vjedhje apo manipulim votash, nuk ka më vend për justifikime. Nuk është vendi, as koha që klasa politike të mburret me progresin e numrit të votave, por është koha për të ndërtuar më tej standarde. Është koha të ikësh me vrap të betohesh për atë mandat që të ka votëbesuar sovrani dhe të fillosh jetën parlamentare me ballafaqimin mes opozitës mazhorancë”, - vlerësoi Nano gjatë fjalës së tij. Në këtë linjë, Nano nuk harroi të kujtonte faktin se në këtë garë elektorale detyra e kryetarit në detyrë të PS-së ishte bashkimi në një koalicion i të gjitha partive të majta. Njëkohësisht, në gjykimin e ish-kryetarit socialist kushtet me të cilat PS-ja ka kushtëzuar kthimin në sallën parlamentare janë të paqarta, madje ato janë aq të paqarta, sa cilido përfaqësues socialist në deklaratat e tij fut diçka nga vetja. Nnë linjën e tij ironizuese ndaj vendimeve dhe qëndrimeve zyrtare të PS-së, Nano shkoi më tej duke e gjykuar si krejtësisht të gabuar dhe pa asnjë rezultat idenë e hedhur nga selia rozë për organizimin e protestave. “Nuk mund të mendohet se do t’i shkojë njeri pas në protesta Majkos dhe Ramës”, - deklaroi ai.
“Rama prishi standardin e dorëheqjes”
Sipas ish-kreut të PS-së Fatos Nano, sjellja e Ramës pas 28 qershorit theu një standard evropian të vendosur nga ai në vitin 2005. Në lidhje me këtë çështje Nano u shpreh se, në rast se do të rikandidonte, Rama nuk kishte shanse të hipte në krye të PS-së, por zbatoi një standard që e identifikoi PS-në si një parti evropiane. “Unë nuk jam kaq inatçor sa do t’u interesonte grindavecëve profesionistë. Unë nuk mund të vazhdoj të bëj të njëjtën gjë. Unë drejtova PS-në deri në mossuksesin elektoral dhe krijova standardin e largimit në rast humbjeje. Unë mund të qëndroja, në rast se s’do të isha në rregull nga trutë. E gjithë jeta ime është karakterizuar nga parimi për të adaptuar standarde, për ta futur parinë në Internacionalen Socialiste. Unë nuk jam njeri i prapaskenave, por jam njeri me moral evropian. Unë kam sakrifikuar mjaft për të krijuar standarde dhe shembuj të politikanit. Vetëm kështu mund të bëhemi të denjë për partneritetit dhe jo të marrim copat e moszbatimit të kontratës. Rama duhet të respektonte precedentin, jo të më imitonte mua. Ditën e dhënies së rezultatit duhej të kishte dhënë dorëheqjen.”
“Do të kandidoj për kryetar Bashkie”
Ish-kryetari i PS-së Fatos Nano tha dje se është i gatshëm të konkurrojë për Bashkinë e Tiranës. Pyetjes në lidhje me këtë çështje ai iu përgjigj: “Çdo gjë është e mundshme, por t’ia lëmë së ardhmes. Më vjen shumë keq, më dhimbset fakti që aventurizmi i këtij masoni të pasuruar nuk po ndalet dot nga askush. Nuk është fjala për veprime të paligjshme, me të cilët duhet ndalur ky aventurier, por me anë të një shoqërie të ligjit, siç jemi, që nuk të lejon të sillesh në këtë mënyrë as në fushën e ndërtimeve, as në fushën e informalitetit dhe as me lidhjet e dyshimta me elemente kriminale. Ata janë një numër i konsiderueshëm personash në kërkim, kanë qenë në fushatën elektorale të Edi Ramës më 28 qershor. Në orët e vona të asaj nate kam marrë mesazhe kërcënuese për jetën, kanë qenë nga njerëzit pranë Ramës. Nga informacionet, që s’më mungojnë, kam marrë vesh se janë njerëz që kanë qenë protagonistë të incidenteve të fundit, të cilët më dërguan mesazh në celular menjëherë pas intervistat në “Opinion”. Unë jam këtu për të qëndruar përballë këtij aventurieri, në Bashki, në Presidencë dhe kudo qoftë. Jam i gatshëm të përballem me atë dhe me shpurën e tij.
Lëvizja për Mendimin Ndryshe në PS, takim në Durrës
Blushi kundër takimit Rama-Ngjela
“Zëri kundër lidershipit aktual është vetë palca dhe shtylla kurrizore e PS-së”
Durrësi ka qenë stacioni i radhës për grupin e deputetëve që kanë nisur turin e takimeve në bazë për të bindur socialistët në detyrimet politike që ka PS-ja për t’u rikthyer në Parlament dhe për të hequr dorë si në mbështetjen e Edi Ramës, edhe në rrugën e bojkotit e protestave në rrugë. Deputetët Ben Blushi, Arben Malaj, Marko Bello, Andis Harasani dhe Kastriot Islami kanë paraqitur për më shumë se 90 minuta argumentet e tyre në takimin me socialistët e Durrësit. Takimi është mundësuar në saje të organizimit të realizuar nga ish-deputetja socialiste Natasha Paço dhe ish-deputeti Bardhyl Agasi, ndërkohë që mungonin në sallë të gjithë mbështetësit e Edi Ramës në qendër dhe të Vangjush Dakos në Durrës, i etiketuar nga socialistët si shkaktari kryesor i humbjes së mandateve socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit. Nëse PS-ja vazhdon këtë politikë, ajo shumë shpejt nuk do të jetë as e majtë dhe as socialiste. Në këtë konkluzion kanë dalë të gjithë deputetet që janë vendosur në anë të kundërt me Edi Ramën në çështjen e këndvështrimit për zgjedhjet e qershorit dhe shkaktarët e humbjes. Blushi ka ironizuar Edi Ramën lidhur me hapin e bërë pak ditë më parë kur takoi Spartak Ngjelën në cilësinë e një lëvizjeje politike. “Ngjela më 2003-shin i thoshte Ramës ‘hap kutitë se ke vjedhur votat’, kurse tani na u miqësuar pa motivuar as njëri e as tjetri hapin e ndërmarrë”, - ka thënë Blushi, i njohur si zëri më i fortë kundër Ramës. “Kjo pjesë që po flet kundër linjës zyrtare të lidershipit aktual është vetë palca dhe shtylla kurrizore e PS-së”, - ka pohuar Blushi. Sipas tij, Rama kërkon të bëjë aleanca me të pamundurën, pasi takimi i këtij të fundit me Spartak Ngjelën nuk i sjellë asgjë të re e as të mirë PS-së. “Është e pamundur nga ana ideologjike të bësh aleancë me Nard Ndokën apo Spartak Ngjelën, - ka thënë Blushi. Përfaqësuesit e mendimit ndryshe brenda PS-së kanë thënë dje në Durrës se Edi Rama ka goditur dhe po godet ADN-në socialiste, militantët, themeluesit dhe intelektualët e saj.
XH. Gradica
Qëndrimi
Deputeti socialist Arben Malaj edhe në këtë takim ka pohuar se grupimi i deputeteve socialistë që qëndrojnë në kahun e kundër me Edi Ramën janë kundër bojkotit të Parlamentit dhe i kanë bërë të ditur kreut të selisë rozë se nuk provokohen nga kërcënimet vetëpërjashtuese. “Jemi të gatshëm të shkojmë kudo, në çdo fshat, shtëpi, komunë e bashki të vendit për të treguar të vërtetën dhe t’u dëshmojnë socialistëve se i humbëm zgjedhjet dhe se duhet bashkuar”, - tha Arben Malaj. Sipas tij, humbja e vitit 2009 është e njëjtë më atë të vitit 2005 dhe se kjo ka ndodhur për të njëjtat arsye.