E Diel, 1 Nëntor 2026

Premtuan viza per Greqi, ndalohen 2 persona

ELBASAN - U premtuan pasaporta per femijet ne Greqi kundrejt perfitimit, pranga dy personave. Krimi Ekonomik dhe Financiar ne Policise e Elbasanit, ka ndaluar Sokol Osmanin 32 vjec dhe Arben Misha, 42 vjec, pasi akuzohen per mashtrim. Ndalimi i tyre u krye ne baze te kallezimit penal te depozituar nga dy personat A. A., 31 vjec dhe B. A., 31 vjec. Dy te ndaluarit, Sokol Osmani dhe Arben Misha, u kane marre me ane te mashtrimit 120 mije leke te reja dy te mesipermve, duke u premtuar se do t'i siguronin pasaporte per femijet e tyre ne Greqi. Pasi kane perfituar parate ata kane humbur kontaktet me klientet e tyre. Per kete arsye, ata i kane denoncuar ne polici. F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›